Kërkesë për Shprehje Interesi
Data: Shkurt 07, 2024
Shteti: Kosova
ID e projektit: P171098
Nr. i Ref: SAS.1.1.CQ.001
Emri i Kreditit të Bankës Botërore: Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Socialetë Kosovës
Kampanja e Komunikimit dhe Shtrirjes për Pilotimin e Sistemit të Asistencës Sociale (SAS)
PRAPAVIJA
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) e Republikës së Kosovës ka marrë kredi nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) në shumën 47 milion EUR për financimin e Projektit të Reformës së Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës. Qëllimi i projektit është të përmirësojë barazinë dhe përshtatshmërinë e rrjetit të sigurisë shoqërore të Kosovës. Përmirësimi i kapitalit do të përfshijë zgjedhjen e përfituesve të SAS bazuar në statusin e varfërisë (në vend tëkategorive), duke siguruar përfitime më adekuate, përfshirë një rritje të përfitimit për individ për familjet më të mëdha, dhe duke siguruar që përfituesit e aftë për punë të përfitojnë nga masat e aktivizimit. Përmirësimi i përshtatshmërisë i referohet rritjes së kapacitetit të rrjetës së sigurisë shoqërore të Kosovës për t'iu përgjigjur ndryshimeve në nivelin e varfërisë, si dhe për tronditjet, përfshirë ato që janë të shkaktuara nga klima, për të minimizuar ndikimet negative në nivelin e varfërisë së familjeve. Këto objektiva do të arrihen duke mbështetur qeverinë për (a) reformimin e hartimit të SAS, (b) investime në sistemet e ofrimit të SAS, dhe (c) rritje evlerës së përfitimit të SAS për të zbutur efektet ekonomiketë Pandemisë Covid-19.Së bashku, këto investime parashikohen të drejtojnë një rrjet të sigurimeve shoqërore që është më i arritshëm përfamiljet më të varfëra, siguron përfitime më domethënëse, dhe mund të zgjerohet në përgjigje të ndryshimeve në nivelet e varfërisë ose tronditjeve.
Reformat e vazhdueshme do t’i sfidojnë metodat aktuale të ndërveprimit ndërmjet Qendrave për Punë Sociale (QPS), përgjegjëse për shpërndarjen e pagesave me para të gatshme, sikurse edhe Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (ARPK),përgjegjëse për koordinim të shërbimeve të punësimit për përfituesit e SAS-it. Ligji i ri i SAS-it do të përfshijë ndryshimenë
Krahas Reformës së SAS-it, në kuadër të Projekti të Reformës së Asistencës Sociale do të implementohen
edhe dy pilotime shtesë: pilotimi i SAS-it dhe Pilotimi i Aktivizimit.
Objektivi i Pilotimit të Reformës SAS është ta testojë një metodologji të re për përcaktimin e përshtatshmërisë së përfituesve të SAS-it (duke u mbështetur në Testin e Mjeteve Financiare dhe Testin e Mjeteve të Përafërta) sikurse edhe digjitalizimi i procesit të skemës së SAS-it, në mënyrë që të mundësohet dhe lehtësohet qëllimi i përgjithshëm i MFPT-së për hartimin e ligjit të ri të SAS-it dhe aktualizimin e SAS Reformës.
Në kuadër të Pilotimit të Aktivizimit për aktivizimin e përfituesve të SAS-it do të mbështeten trajnimet
adekuate si dhe programe tjera aktive në tregun e punës, duke i mbështetur ata në kalimin nga programet e tregut të punës nëtregun e punës.
Pilotimi i SAS-it do të shtrihet në gjithë vendin dhe do t’i targegojë familjet më të varfëra në Kosovë. Përderisa çdo familje që jeton në Kosovë, përfshirë edhe përfituesit e SAS-it do të kenë mundësi të aplikojnë për SAS Pilotimin, vetëm aplikantët më të varfër do të përzgjedhen për të përfituar nga pilotidhe do t’ju sigurohen të ardhura mujore për periudhë 12 mujore.
Brenda këtij konteksti, MFPT po kërkon kompani konsulente që ta zhvillojëdhe zbatojë kampanjën e komunikimit dhe shtrirjes për t’i informuar qytetarët dhe përfituesit për Pilotimin e SAS-it, si pjesë e planeve të Qeverisë për reformën e SAS-it.
OBJEKTIVI I ANGAZHIMIT
Qëllimi kryesor ikëtij angazhimi është informimi i përfituesve aktualëdhe potencialë mbi programin e pilotimit të shtrirë në mbarë vendin, nëpërmjet zhvillimit dhe zbatimit të Kampanjës së Komunikimit dhe Shtrirjes. Kampanja do të fokusohet në shpërndarjen e informatave për:
Informimi do të ketë shtrirje në mbarë vendin me synimin që të arrijë t’i informojë të gjitha komunitetet në zonat rurale dhe urbane. Theks të veçantë do të ketë shtrirja e informacionit tek pjesa e varfër dhe e cënueshme e popullsisë.
Qasja e duhur dhe informacioni i lehtë për t’u lexuar/kuptuar do të aplikohet në përgatitjen e të gjitha
materialeve të komunikimit me qëllim që të arrihet shtrirje edhe tek grupet më të margjinalizuara.
FUSHËVEPRIMI
Detyrat specifike që pritet të realizohen në kuadër të kësaj konsulence janë si më poshtë:
A. Zhvillimi dhe zbatimii planit të komunikimit dhe shtrirjes
B. Zhvillimi dhe shpërndarja e materialeve të komunikimit dhe shtrirjes:
C. Realizimi i sesioneve informuese/takimeve me komunitetin:
D. Realizimi i trajnimit për komunikim, shtrirje dhe shkathtësi të buta
KUALIFIKIMET
Kompania Konsulente duhet të përmbush profilindhe specifikat e mëposhtme:
Udhëheqësi i ekipit duhettë ketë:
Rolet dhe përgjegjësitë:
Kërkesat:
REZULTATET
No. | Rezultatet | Afati kohor (pas nënshkrimit të kontratës) |
1. | Zhvillimi i planittë komunikimit dhe shtrirjes duke shfrytëzuar draftinfillestar të siguruar nga Qeveria/MFPT
| 2 javë |
2 | Dizajnimi i materialeve të komunikimit dhe shtrirjes
| Gjatë 5 muajve |
| ||
3 | Shtypja dhe shpërndarja e materialeve të komunikimit
| Gjatë 5 muajve |
4 | Realizimi i sesioneve vetëdijësuese/takimeve me komunitetin |
2 muaj |
| ||
4 | Trajnimi për Komunikim, Shtrirje dhe shkathtësi të buta
|
4 javë |
5 | Raporti finali monitorimit
|
4 muaj |
Raportet dhe i gjithë komunikimi me shkrim në lidhje me çështjet e Projektit do të jenë elektronike dhe në anglisht.
MFPT përmes NJKP dhe DSS do të japë komente për të gjitha raportet brenda2 jave. Pas marrjes së komenteve, Konsulenti do të ketë 2 javë kohë për të përditësuar rezultatet. Nëse raportetjanë të kënaqshme, MFLT do t’i miratojë brenda një jave.
Në rast se rezultatet ende nuk janë të pranueshme, MFLT dhe Kompania Konsulente do t’i diskutojnë
kushtete kontratës dhe do të bien dakordse si të vazhdohet tutje.
Të gjitha materialet promovuese (video, posterë, flajerë etj) të përgatitura nga kompania, duhet tëaprovohen nga MFPT para publikimit. NjKP do ta mbështesë kompaninë e kontraktuar t’i marrë aprovimet nga MFPT.
Kontrollimi i cilësisë së materialeve do të bëhet rregullisht nga NjKP.
KOHËZGJATJA DHE PLANI I PAGESËS
Angazhimi pritet të zgjasë12 muaj, duke nisur nga fundii Marsit 2024 në Mars 2025.
Duke marrë parasysh sfondin e projektit, në të ardhmen mund të nevojitet edhe zhvillimi dhe implementimi i
aktiviteteve tjeratë komunikimit dhe promovimit për SAS reformën dhe Pilotimin e Aktivizimit.
Marrë parasysh këtë dhe kënaqëshmërinë e performancës së kompanisë së kontraktuar, është e mundur zgjatja/amandamentimi i kontratës për t’i përfshirë detyrat shtesë që mund të dalin gjatë procesit të implementimit të reformës dhe pilotimit të aktivizimit e që nuk janë përfshirë në këtë ToR.
MARRËDHËNIET DHE DETYRIMET E RAPORTIMIT
Kompania Konsulente do të bashkëpunojë ngushtë me Eksperten e Komunikimit dhe do t’i raportojë Koordinatorës së Projektit përmes Ekspertes së Komunikimit të Njësisë së Kordinimit për Projektin e Reformës së Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve i fton të gjitha kompanitë e kualifikuara konsulente
(“konsulentë”) të shprehin interes për ofrimin e shërbimeve.
Konsulentët e interesuar duhet të ofrojnë informacione që dëshmojnë që ata i posedojnë kualifikimet e kërkuara dhe përvojën e duhur për t’i realizuar shërbimet.
Kriteret e vlerësimit për listën e ngushtë janë:
PËRSHKRIMI | PIKËT |
Përvoja në detyra të ngjashme dhe kualifikimi i konsulentëve | 70 pikë |
Referencat nga punët e mëparshme | 30 pikë |
100 pikë |
Vëmendja e Konsulentëve të interesuar tërhiqetnë Seksionin VII. Metodat e Miratuara të Përzgjedhjes: Shërbimet e Konsulencës së “Rregulloreve të Prokurimit për Huamarrësit IPF” të Bankës Botërore, korrik 2016 (“Rregulloret e prokurimit”), duke përcaktuar politikën e Bankës Botërore mbi konfliktin e interesit.
Konsulenti do të përzgjedhet në përputhje me metodën e Kualifikimit të Konsulentit (CQ) të Marrëveshjes Kornizë, të përshkruara në Rregulloret e Prokurimit dhe duke ndjekur kriteret e vlerësimit të përmendura më sipër.
Kompanitë konsulente mund të bashkohen me firma të tjera në formën e një sipërmarrjeje të përbashkët ose një nënkonsulence për t’i rritur kualifikimet e tyre.
Kompania konsulente do të përzgjedhet në përputhje me metodën e Kualifikimeve të Konsulentëve (CQ) të përcaktuara në rregulloret e sipër përmendura dhe duke ndjekur kriteret e vlerësimit të lartpërmendura.
Informacione të mëtejshme mund të merrennë adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës, nga ora 08:00 deri në16:00.
Shprehjet e interesit duhet të dorëzohen në version elektronik në adresën e mëposhtme (me e-mail) me ‘subject line’ “emri i Kompanisë_ Kërkesë për shprehje interesi_kampanja e komunikimit dhe shtrirjes për Pilotimin e Skemës së Asistencës Sociale(SAS)” deri të Hënën, 26 Shkurt,2024 deri në orën 15:00, dhe duhet t’i përfshijnë të gjitha dokumentet e kërkuara.
Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës (SAS) Njësia e Koordinimit të Projektit – NJKP
Rruga UÇK, Nr.1, Qafa, 10 000 Prishtinë, Kosovë E-mail: procurement.SAS@rks-gov.net
Numri i pozitave:
1Lokacioni:
PrishtinëKategoritë:
Të tjeraData e përfundimit:
26-02-2024Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.
📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...
📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...