Company
BPB - Banka për Biznes
Categories
Prokurim, Bankë
Number of positions
1
Job location
Prishtina
Views
2477
Zyrtar/e në Prokurim (m/f)
Kualifikimet:
- Diplomë universitare (preferohet Bachelor në Ekonomi, Menaxhment apo të ngjashme);
- Përvojë e mëparshme së paku një (1) vit, dhe përvoja në industrinë bankare përbën avantazh;
- Njohuri të avancuara në Excel dhe përgatitje të raporteve;
- Aftësi të shkëlqyera analitike, organizim, komunikim, dhe përcaktim të prioriteteve;
- Nivel i mirë i gjuhës angleze.
Përgjegjësitë:
- Bënë përgatitjen e specifikave të kërkesave në lidhje me aktivitetet e prokurimit;
- Bënë përgatitjen e publikimeve formale të kërkesave;
- Shqyrton dhe ndihmon në zhvillimin e specifikimeve dhe kushteve teknike, planifikon datat e hapjes, dhe monitoron procesin;
- Merr pjesë në hapjen e ofertave/tenderëve;
- Bënë përgatitjen e analizave, raporteve, vlerësimit të çmimeve, të ofertave të pranuara etj.
- Monitoron dhe optimizon performancën e kompanive (gjithmonë në bashkëpunim me departamentet e tjera) duke përfshirë përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimit, reduktimin e kostove;
- Mban dhe promovon marrëdhënie të shëndosha me furnitorët dhe komunitetin e biznesit;
- Analizon, gjurmon dhe parashikon nxitësit kryesorë të kostos dhe faktorët e tregut;
- Bashkëpunon me departamentet e tjera në përgatitjen e dokumentacionit dhe punëve të tjera të lidhura me publikimin e tenderëve dhe llojeve të tjera të ofertave;
- Bënë përgatitje rregullisht të raporteve të progresit për detyra të ndryshme;
- Përgatitë dhe arkivon dokumentacionin në lidhje me aktivitetet e prokurimit dhe përkujdeset që dosja të ketë të gjitha informacionet përkatëse të bashkangjitura;
- Përgatitë urdhër-blerjen që do t’i drejtohet kompanive (PO);
- Organizon takime me kompanitë kur kërkohet;
- Hulumtimi i tregut kur kërkohet;
- Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së mbikqyrësit direkt.
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 04 dhjetor 2023.