Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Mitrovicë shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Në bashkëpunim me mbikëqyrësin harton planet epunës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e tyre;
Përgatit vërtetime në bazë të kërkesave të palëve për kategoritë e luftës;
Përgatit përgjigjet e kërkesave të palëve dhe shoqatave;
Ndihmon në mbajtjen e kontakteve të rregullta me shoqatat e dala nga lufta;
Viziton familjet e këtyre kategorive kohë pas kohe, me qëllim të ofrimit të përkujdesjes ashtu siq e parasheh legjislacioni në fuqi;
Merr pjesë dhe ndihmon në shënimin e përvjetorëve të rënies së dëshmorëve;
Kompleton lëndët për të identifikuarit, mirëmban dhe kontrollon regjistrat e kategorive të dala nga lufta;
Merr pjesë në komisione kur ngarkohet dhe kryen edhe detyra tjera në përputhje legjislacionin në fuqi dhe me natyrën e punës.
2. Kërkesat e përgjithshme për pranim
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
3. Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apoekuivalente me to në: Sociologji.
Kualifikime të posaçme formale:
Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.
4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike;
Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).
5. Pozitat aktualisht të lira
Kodi
Nr. i Referencës
Titulli i pozitës
Klasa e pozitës
Koeficienti
Institucioni
Organizata/Vendi i punës
RPC0003400
RN00009673
Zyrtar për kategorit e luftës
Profesional 3
6
Komuna Mitrovicë
Drejtoria e Integrimeve Evropiane dhe Mirëqenies Sociale/Sektori për Përkujdesjen të Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës, Veteranëve dhe Viktimave Civile
6. Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
7. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
Kopjet e dëshmisë së punësimit
Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
Testimi me shkrim
Vlerësimi i biografisë
Intervistë
9. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
Njohuri të Ligjeve dhe akteve tjera për kategoritë e luftës;
Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar;
Njohuri lidhur me procedurat standardeadministrative.
10. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
11. Shpallja e rezultateve përfundimtare
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen