Korporata LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K. është përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe korporatë e distribuimit të produkteve të ndryshme, e organizuar në katër (4) njësi në qytete të ndryshme të Kosovës, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, me qëllim të plotësimit të vendit të punës me datë 06 tetor 2023, shpall këtë:
K O N K U R S
1. Zyrtar/e i/e Financave – Një (1) pozitë;
Vendi i Punës: Prishtinë;
Detyrat kryesore:
- Kryen përgatitjen e pasqyrave financiare, listë pagesave, deklarimeve të TVSH-së, taksave dhe detyrimeve tjera ligjore, sipas afateve;
- Organizon dhe përgatitë dokumentacione dhe raporte të ndryshme financiare;
- Është përgjegjëse për analizat e të ardhurave dhe shpenzimeve;
- Merr pjesë në analizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve;
- Monitoron çmimet e blerjes dhe raporton për ndryshimet e tyre;
- Mirëmban dhe arkivon faturat e furnitorëve;
- Regjistron faturat e blerjes së mallit në sistem;
- Regjistron faturat e kthimit të mallit;
- Detyra tjera që janë në funksion të përmbushjes së detyrave nga ana e tij/saj apo që i kërkohen nga Udhëheqësi.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar nivelin e studimeve Bachelor në drejtimin Ekonomik, Financiar apo të ngjajshme (niveli pasuniversitar i studimeve dhe çertifikimi si teknik i kontabilitetit është përparësi);
- Të ketë minimalisht 1 vit eksperiencë në të njëjtin profil pune (përparësi);
- Të ketë njohuri elementare të punës në financa;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
- Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
Ne ofrojmë:
- Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
- Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
- Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
- Pagesë të orëve shtesë;
- Sigurim shëndetësor;
- Punë nga e hëna në të premten;
- Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.
Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:
- CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj mund t’i dërgoni në adresën elektronike: info@liridoni-kos.com të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni;
- mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K. në Magjitralen Prishtinë – Ferizaj, km.7, Llapnasellë, Graçanicë, ose
- duke plotësuar të dhënat tuaja përmes linkut në vijim: https://liridoni-kos.com/sq/karriera-liridoni-distribution/
Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 20.10.2023 në ora 17:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.