United Hospital L.L.C- Hap konkurs për 5 vende të lira të punës në poziten Koordinator/e dhe 5 vende të lira të punës në poziten Recepsionist/e.
Koordinator/e
Përvoja e punës: deri (3) tre vjet përvojë pune.
Detyrat e punës:
- Nën mbikëqyrjen e Menaxheres së Koordinimit
- Monitoron terminet e pacientëve dhe kujdeset që ata të pranohen tek mjeku sipas orarit të para caktuar.
- Informon pacientët për shërbimet dhe për çdo gjë që është e nevojshme - gjithmonë brenda kompetencave të saj/tij.
- Informon recepsionin për mungesën e mundshme të doktorëve dhe ndryshimet eventuale që mund të bëhen në terminët e pacientëve.
- Njofton pacientët mbi kodin e shërbimit dhe ju komunikon koston e shërbimeve shëndetësore, informon pacientët për koston e akomodimin të preferuar.
- Zgjidh problemet dhe ankesat e pacientëve si dhe i adreson situatat komplekse.
- Përballohet me pacientët për çështje serioze mjekësore, pacientë të të gjitha moshave dhe pacientë të çfarëdo etnie apo feje.
- Komunikon me kompanitë e kontraktuara të sigurimit dhe administron konfirmimet mbi mbulimin e shërbimeve për pacientin.
- Raporton në lidhje me kodet e shërbimeve dhe faturimet, si dhe monitorimin e reimbursimit nga kompanitë e sigurimeve.
- Organizon transportin e pacientëve me ambulancë mjekësore.
- Në bashkëpunim me Menaxheren e Koordinimit, planifikon dhe organizon shërbimin në recepsion dhe propozon ndryshime në këtë shërbim për të ngritur cilësinë.
- Drafton raporte me të dhëna teknike dhe statistika analitike.
- Ruan me konfidencialitet të gjitha informatat personale të pacientëve dhe informatat tjera të cilat mund ti posedoj si rezultat i punës.
- I raporton Menaxheres së Koordinimit, për çështjet administrative, dhe Drejtorit Mjekësor për çështje mjekësore.
- Kryen detyra të tjera që kërkohen varësisht nga situata.
Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale, bazuar në specifikat e institucionit si dhe dokumentacioni i nevojshëm :
- Diploma e shkollës së kryer.
- Përparësi do të kenë kandidatët të cilët kanë njohuri te mira të funksionimit të sistemit shëndetësor të Kosovës.
- Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe verbal.
- Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme, ndërsa njohja e gjuhës turke është përparësi.
- Letërnjoftimi fotokopje, adresa e banimit të përhershëm.
- Certifikata e lindjes- fotokopje.
Recepsionist/e
Përvoja e punës: deri (3) tre vjet përvojë pune.
Detyrat e punës:
Nën mbikëqyrjen e Menaxheres së Koordinimit, i/e punësuari do të kryej këto detyra të punës në rolin e tij/saj si:
- Mirëpret pacientët dhe vizitorët pranë recepsionit.
- Regjistron të dhënat e pacientëve në data bazë.
- Verifikon nëse pacienti ka qenë tashmë i regjistruar dhe posedon një kod personal. Nëse nuk posedon, i merr të dhënat personale të pacientit dhe bën regjistrimin, pastaj i orienton për ekzaminimin e kërkuar.
- Administron të gjitha arkëtimet dhe pagesat që bëhen me arkë në Spital.
- Nën mbikëqyrjen e Menaxheres së Financave, menaxhon dhe mbyll bilancin e arkës çdo ditë.
- Përgjigjet në telefonata dhe komunikon me pacientët, transferon thirrjet hyrëse dhe ato dalëse dhe mesazhet deri te personat e duhur.
- Informon pacientët për shërbimet dhe për çdo gjë që është e nevojshme – duke qëndruar gjithmonë brenda kompetencave të saj/tij.
- Planifikon takime – merret me caktimin e terminëve dhe konfirmimin e tyre.
- Lajmëron pacientët edhe mjekët për çdo ndryshim në orarin e termineve.
- Diskuton me stafin mjekësor për kompletimin e rezultateve të analizave, raporteve apo gjërave të tjera që nga vizita e parë e pacientit në spital.
- Sigurohet që çdo pacient të jetë i pajisur me raport mjekësor të nënshkruar dhe vulosur nga mjeku.
- Mirëmban hapësirën e vendit të punës, përgatit listën e materialeve shpenzuese që kërkohen për recepsion.
- Mban shënime për punën që bën, si dhe çdo kërkesë dhe ankesë të pacientëve e përcjell deri tek personat kompetent.
- Ruan me konfidencialitet të gjitha informatat që mund ti posedoj si ato personale të pacientëve dhe ato që kanë të bëjnë me spitalin në përgjithësi.
- Kryen detyra të tjera që kërkohen, varësisht nga situata.
Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale, bazuar në specifikat e institucionit si dhe dokumentacioni i nevojshëm :
- Diploma e shkollës së kryer.
- Përparësi do të kenë kandidatët të cilët kanë njohuri te mira të funksionimit të sistemit shëndetësor të Kosovës.
- Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe verbal.
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
- Njohja e punës me kompjuter është e domosdoshme.
- Letërnjoftimi fotokopje dhe adresa e banimit të përhershëm.
- Certifikata e lindjes, fotokopje.
PROCEDURA PËR APLIKIM:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre përmes e-mail adresës elektronike në: info@united-hospital.com
Konkursi është i hapur nga data 14.07.2023 dhe përfundon më datë 28.07.2023.