KONKURS
Art House Shpk është duke kërkuar një Asistent të IT-së i cili do të monitoroj dhe mirëmbajë sistemet dhe rrjetet kompjuterike të kompanisë dhe klientëve të Art House Shpk. Si Asistent i IT- së ju do të instaloni dhe konfiguroni sistemet kompjuterike, do të diagnostikoni gabimet e Hardware dhe Software dhe do të zgjidhni problemet teknike dhe të aplikimit, qoftë me telefon ose personalisht. Kjo përfshinë instalimin, diagnostikimin, riparimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e të gjithë pajisjeve duke siguruar performancën optimale të stacionit të punës.
Kandidati i suksesshëm duhet të jetë në gjendje te ndihmonë në instalimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve kompjuterike dhe sistemeve të komunikimit, duke pas bashkëpunim të ngushtë me klientët, departamentin teknik dhe pjesën tjetër të ekipit të Art House.
Asistent të IT-së
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Sigurimi i mbështetjës dhe zgjidhjes së problemeve për nevojat e përdoruesve,
- Implementimi dhe konfigurimi i shërbimeve online,
- Instalimi, testimi dhe konfigurimi i kompjutereve, paisjeve perifeike dhe softuereve te rinje,
- Mirëmbajtja e pajisjeve Hardware dhe Software së bashku me sistemet e menaxhimit,
- Diagnostifikimi dhe zgjedhje e cështjeve të rrjetit,
- Instalimi, mirëmbajtja e printerëve local dhe të rrjetit,
- Instalimi dhe konfigurimi i emails të përdoruesve,
- Menaxhimi i dokumentacionit teknik,
- Merrni detaje nga klientët në lidhje me problemet e tyre të TI-së,
- Gjeni dhe rregulloni defektet,
- Gjurmoni punën në vazhdim dhe regjistroni çështjet dhe zgjidhjet,
- Përditësoni bazat e të dhënave online,
- Kontrollimi dhe servisimi i printerëve, fotokopjeve, dhe rrjetet IT,
- Ngritja e pajisjeve të reja dhe përmirësimi i sistemeve ekzistuese,
- Mësoni njerëzit se si të përdorin Software të ri, ballë për ballë dhe online.
Kualifikimet e rekomanduara
- Diplome Bachelor e rekomandueshme,
- Një vitë përvojë në rrjetet kompjuterike dhe mirëmbajtjen e sistemeve,
- Njohja e programeve Microsoft Windows Server
- Aftësia për të punuar mirë me të tjerët
- Njohuri për sistemet operative kompjuterike, Hardware dhe Software,
- Aftësi të të menduarit analitik,
- Njohuri për shkencën dhe teknologjinë inxhinierike,
- Të jetë i plotë dhe t'i kushtojë vëmendje detajeve,
- Aftësitë e shërbimit ndaj klientit,
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal,
- Të jetë fleksibël dhe i hapur ndaj ndryshimeve,
- Të jetë në gjendje të përdorë me siguri kompjuterin dhe paketat kryesore softuerike,
Dokumentet e kërkuara:
- CV
- Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
- Referencat e punës
Ju lutem na dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: info@arthousepr.com dhe tek rubrika “subject” të cekët EMRI MBIEMRI DHE POZITA E KANDIDATIT
Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 24.02.2023.
Regjioni: Dragodan, Prishtinë
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.