Konkurse te hapura Kosmonte Foods:
Pozita: Agjent i shitjes/ Komerciale për qytetet: Fushë Kosovë – Prishtinë: Gjilan – Ferizaj
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përgjegjës për viziten e pikave të caktuara sipas planit nga kompania;
- Kontrollon, mbikëqyrë dhe merr porosi në pikat shitëse;
- Vlerëson sasinë e porosive me qëllim të shmangies së mungesës së produkteve, apo mbingarkimin e tepërt;
- Përcjell afatet e mallrave nëpër markete si dhe hulumton mundësinë e shpërndarjes së tyre;
- Bën prezantimin e artikujve të rinjë tek të gjithë blerësit të cilët i viziton;
- Përgjegjës për informim rreth gjendjes në treg dhe për çfarëdo vërejtje apo sugjerim që mund të vij nga ana e blerësit;
- Mban evidencë ditore për punën në teren, referon vështirësitë eventuale dhe propozon zbatimin e masave të caktuara për rastet konkrete;
- Në koordinim me mbikëqyrësin cakton pikat për organizime promocionale;
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e Mesem;
- Të jenë të shkathët, fleksibil dhe organizativ;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhimit të kohës
- Duhet të kenë njohuri bazike të tregut, artikujve dhe brendeve që dominojnë;
- Të posedojnë patentë shofer të kategorise B;
- Preferohet një (1) vit përvojë pune në shitje.
Pozita: Merchandiser/e për qytetet: Fushë Kosovë - Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Bën porositë e mallit sipas nevojës;
- Bën sistemimin e mallit duke aplikuar metoden FIFO;
- Ruan pozicionimet e produkteve në bazë të hapsirës së caktuar;
- Monitoron dhe mirëmban çmimet;
- I përmbahet standardeve të temperaturës si dhe percjell afatet e skandences së mallrave;
- Deklaron për çdo produkt i cili mund të jetë i rrezikuar të skadojë dhe problemet tjera tek personat kompetent;
- Tërheq vëmendjen e konsumatorëve për produktet përmes promovimit dhe kontribuon në shitjen e tyre;
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e Mesem;
- Të jenë të shkathët, fleksibil dhe organizativ;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhimit të kohës
- Preferohet një (1) vit përvojë pune në shitje/merchandising.
Mënyra e aplikimit
Kosmonte Foods Sh.p.k është kompani e përkushtuar për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri. andaj inkurajojmë gratë dhe vajzat të aplikojnë për poziten e shpallur duke dërguar CV-në e tyre përmes postes elektronike: apliko@kosmontefoods.com
Në subjekt duhet të shënohet Pozita për të cilën aplikoni si dhe Qyteti.
Konkursi mbetet i hapur deri me 16/05/2023.
Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com