POZITA: MENAXHER/MENAXHERE – DEPARTAMENTI I FINANCAVE DHE KONTABILITETIT
VENDI: LIPJAN
Beta Group është kompani e specializuar në fushën e tregtisë me shumicë dhe shpërndarjës të mallrave të berzës, ushqimore dhe jo-ushqimore, si Sheqer, Miell, Vaj, Oriz, Fasule dhe ato jo-ushqimore, profile të ndryshme të hekurit ndërtues.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Mbikëqyr të gjitha operacionet financiare të kompanisë, duke përfshirë kontabilitetin, raportimin financiar, buxhetimin, parashikimin dhe analizën.
- Zhvillon dhe zbaton strategji dhe plane financiare për të mbështetur qëllimet e rritjes dhe përfitimit të kompanisë.
- Menaxhon rrjedhjën e parasë dhe kapitalin qarkullues të kompanisë për të siguruar likuiditet adekuat dhe përdorim optimal të burimeve financiare.
- Monitorimi i inventarit, kontrolli i llogarive të pagueshme/arkëtueshme, menaxhimi i listës së pagave, krijimi i listave të pagesave dhe analizimi i variacioneve të të ardhurave dhe shpenzimeve.
- Përgjegjës për identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve financiare që mund të ndikojnë në operacionet, performancën financiare ose reputacionin e kompanisë.
- Siguron analiza financiare dhe rekomandime për të mbështetur vendimmarrjen nga CEO dhe Bordi i Drejtorëve.
- Menaxhon marrëdhëniet me palët e jashtme, duke përfshirë investitorët, huadhënësit, auditorët dhe partnerët e tjerë financiarë.
- Siguron pajtueshmërinë me të gjitha rregulloret dhe ligjet përkatëse financiare.
- Përgjegjës/e për të menaxhuar dhe motivuar ekipin e Departamentit të Financave.
KUALIFIKIMET
- Diplomë Bachelor në kontabilitet, financa ose fusha të ngjashme; preferohet MBA.
- 5+ vite përvojë progresive në menaxhimin financiar, mundësisht në një kompani tregtare me shumicë dhe shpërndarje ose industri të ngjashme;
- Aftësi të forta drejtuese dhe komunikuese, me aftësi për të frymëzuar dhe motivuar një ekip.
- Mendësia strategjike dhe aftësia për të menduar në mënyrë krijuese për të zgjidhur sfidat komplekse financiare.
- Aftësi të forta analitike, me përvojë në modelimin dhe analizën financiare.
- Përvojë me softuer kontabël si Navision ose ekuivalent.
- Aftësi të shkëlqyera analitike të të dhënave.
- Gjuha Angleze rrjedhshëm (folur dhe shkruar rrjedhshëm).
- Aftësi kompjuterike (Word, Excel, PowerPoint, Internet Browser).
- Leje Drejtimi, Kategoria B.
Beta Group është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë punësimi. Ju njoftojmë se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
Të gjithë kandidatët që aplikojnë, ju lutemi të shkruajnë pozicionin e punës për të cilin po aplikoni, në “Subject Line”, të emërtoni CV-në tuaj në formatin e mëposhtëm (Emri Mbiemër – CV).
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në e-mail: apliko@beta-ks.com
Afati i aplikimit është deri më 09 Qershor 2023 në orën 17:00.