Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Prizren shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit : Specialistë të Ekonomisë
Institucioni: Komuna Prizren
Nr. i Referencës : RN00011774
Kodi: RPC0005380
Data e njoftimit: 30.05.2023
Afati për aplikim : 20.06.2023 - 27.06.2023
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
Në bashkëpunim me mbikëqyrësin harton planet e punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre;
Mbështetja në hartimin e planeve buxhetore vjetore të Drejtorisë, koordinimi i punëve me zyrtarët përkatës brenda Drejtorisë për të siguruar që planet kompletohen me përpikëri dhe sipas afatit;
Analizon dhe vlerëson propozimet buxhetore dhe bënë ekzaminimin e tyre duke shqyrtuar korrektësinë, saktësinë dhe tërësinë si dhe kontribuon në përgatitjen e buxhetit përfundimtar për njësinë buxhetore;
Ofron këshilla dhe udhëzime për mbikëqyrësin dhe barazon llogaritë e të hyrave të drejtorisë me drejtorinë e financave sipas kodeve ekonomike për të gjitha linjat buxhetore që krijojnë të hyra për çdo tremujorë të vitit fiskal;
Monitoron shpenzimet e buxhetit gjatë gjithë vitit dhe rekomandon rialokimin e buxhetit kur është e nevojshme si dhe përgatitë raporte mbi shpenzimet buxhetore, mbanë evidencë për llogaritë e arkëtueshme dhe regjistrave të pagesave; Lëshon fatura për të hyra publike për kontraktuesit e drejtorisëqoftë persona juridik apo fizik;
Siguron disponueshmërinë dhe alokimin e buxhetit në përputhje me procesin e fillimit të çdo aktiviteti, buxhetin e planifikuar dhe angazhohet që fondet të jenë në dispozicion për shpenzimin e parasë publike dhe ti përgatis zotimet përkatëse në fondet e sistemeve të institucioneve financiare dhe buxhetore, si dhe të përcjell pagesat në Thesar ;
Zhvillon dhe zbaton politikat, procedurat dhe praktikat financiare dhe operative të cilat lehtësojnë dhe mbështesin menaxhimin financiar, merret me pregaditjen e dokumentacionit për shpenzimet e buxhetit gjatë gjithë vitit dhe përgatitë raporte për shpenzimet buxhetore ;
Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
Kërkesat e përgjithshme për pranim:
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale:
Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve. Fakulteti Ekonomik
Kualifikime të posaçme formale: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kurvlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase;
Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
Pozitat aktualisht të lira:
Kodi
Nr. i Referencë s
Titulli i pozitës
Klasa e pozitës
Koeficienti
Institucioni
Organizata /
Vendi i punës
Nr. i kërkuar
RPC0005107
RN000114 85
Zyrtar për Buxhet dhe Financa 2
Profesional 2
GJ34- 5.05/530.2
5
Komuna Prizren
Drejtoria e Shërbimeve Publike / Drejtoria e Shërbimeve Publike
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen