Zyrtar për Kontrolla Kreditore dhe Parandalimin e Mashtrimeve

Shield Recruitment & HR kërkon një Zyrtar për Kontrolla Kreditore dhe Parandalimin e Mashtrimeve për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për menaxhimin e kontrollës si dhe parandalimin e mashtrimeve në nivel të Bankës të caktuara nga mbikëqyrësi;
  • Kontribuon në hartimin e procedurave dhe dokumente tjera relavante për njësinë e kontrollës kreditore dhe parandalim te mashtrimeve;
  • Mbanë trajnime për të gjithë stafin e Bankës lidhur me vetdijësimin nga mashtrimet e mundshme, si dhe harton plane apo strategji për zvogëlimin (parandalimin) e të gjitha mashtrimeve;
  • Mbikëqyrë proceset e hetimit të mashtrimeve;
  • Raporton të gjitha aktivitet e dyshimta;
  • Përgjegjës për raportimin e të gjitha kontrollave kreditore në Bankë;
  • Njofton të gjitha palët e involvuara me procesin e mashtrimit;
  • Monitorim/kontrollim të dosjeve kreditore prej aplikimit deri te disbursimi sipas procedurave/kontratave;
  • Rishikimin e dosjeve kreditore dhe verifikim të propozimeve kreditore përfshi kontrollin fizik të dosjeve në degë dhe kontroll nga zyra qendrore apo “desk review” përmes LM;
  • Verifikimi dhe kontrolla e performaces së analistëve, vonesave dhe indikatorëve tjerë të rrezikut kreditor;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;

Kualifikimet;

  • Fakulteti Ekonomik ose të ngjashme;
  • Preferohet mbi 4 vite përvojë bankare dhe njohuri të proceseve bankare;
  • Mbi 2 vite përvojë pune në fushën e kontrollit kreditor dhe/apo të auditimit;
  • Të ketë njohuri te përgjithshme mbi rrezikun operacional dhe rreziqet tjera në të cilat ekspozohet Banka ;
  • Njohja e Gjuhës Angleze;
  • Aftësi analitike dhe organizative.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: recruitment@shieldbrokers.com ose mund të plotësohen direkt në Web faqen e Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 14/07/2023 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Të tjera
  • Data e përfundimit:

    14-07-2023
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

KRU Mitrovica sh.a.
Shef/e i/e Shërbimit të Leximit/...

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Ka skaduar Mitrovicë
KRU Mitrovica sh.a.
Shef/e i/e Kontrollës (Alb/Srb)

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Ka skaduar Mitrovicë
KRU Mitrovica sh.a.
Inxhiner përgjegjës - Hidoteknik...

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Ka skaduar Mitrovicë