Orbico është distributori kryesor në Evropën Juglindore, një kompani rajonale që operon në 20 shtete. Ne kemi më shumë se 7500 punonjës dhe menaxhojmë më shumë se 200 brende globale dhe lokale. Për të mbështetur rritjen e biznesit tonë në Kosovë, ne jemi në kërkim të kandidatëve entuziastë, të besueshëm dhe të orientuar drejt rezultateve për pozicionin:
Asistent/e e shitjes (Shitës/e) në dyqanin FABU (4 pozicione)
(Këto pozicione janë me orar të plotë)
Kualifikimet:
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, aftësi bashkëpunimi në ekip
- Aftësia për të zgjedhur problemet
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze (e detyrueshme), serbo-kroate (opsionale)
- Përvojë pune në shitje dhe aktivitete promovuese
- Aftësi bazë kompjuterike (Excel, Word, PowerPoint)
- Të ketë aftësi inovative, krijuese dhe në mediat sociale
- Leje drejtimi e kategorisë B (opsionale)
Përfitimet e kandidatëve:
- Trajnim dhe mbështetje fillestare
- Pozicioni sfidues në mjedis dinamik
- Mundësi për rritje personale dhe profesionale
- Faqe konkurruese sipas rezultateve tuaja
Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:
- Të sillen në mënyrë profesionale
- Shitja e produkteve dhe planifikimi i stokut te blerësi sipas udhëzimeve dhe rregullave të përcaktuara si dhe informimi i blerësit me mënyrën e shitjes.
- Marrja e porosisë së mallit nga blerësi sipas orarit të përcaktuar të vizitave (ditore, javore, mujore)
- Raportimi mujor i performancës
- Ofron informacion për blerësit (çmimet, veprimet promocionale, informacione për produktet e reja në treg, etj.)
- Zgjerimi aktual i klientëve, krijimi i bashkëpunimit me klientë të rinj
- Përpunimi i raporteve të kërkuara nga menaxheri
Ne dëshirojmë të plotësojmë pozicionet sa më shpejt të jetë e mundur.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 18.01.2023, ndërsa afati i fundit për pranimin e aplikimeve është 01.02.2023.
Inkurajojmë kandidatët e kualifikuar për këtë pozicion të dërgojnë një CV dhe letër motivuese jo më vonë se data 01/02/2023 në adresën: info.ks@orbico.com
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha aplikimet do të mbahen në konfidencë të plotë..