KOORDINATOR/E DIVIZIONI, ZYRTAR/E PËR ADMINISTRIMIN E MERCHANDISINGUT
Dauti Komerc Ferizaj

KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE

Kompania Dauti Komerc SH.P.K, me seli në fshatin Gërlicë, Komuna e Ferizajit, shpall konkurs për plotësimin e vendeve të reja të punës në pozitat:

  • KOORDINATOR/E DIVIZIONI (1 POZITË)
  • ZYRTAR/E PËR ADMINISTRIMIN E MERCHANDISINGUT (1 POZITË)

I. KOORDINATOR/E DIVIZIONI

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Planifikimi dhe koordinimi i aktiviteteve ditore të divizionit.
  • Mbikëqyrja e performancës së stafit të divizionit dhe ofrimi i udhëzimeve për të siguruar arritjen e objektivave.
  • Bashkëpunimi me departamentet tjera për të përmirësuar proceset dhe rezultatet.
  • Përgatitja e raporteve periodike për menaxhmentin mbi performancën e divizionit.
  • Identifikimi i problemeve dhe bashkepunimi për zgjidhjen e tyre.
  • Ruan informacionet e mbrenshme të kompanisë.
  • Raporton te përgjegjësi për realizimin e planeve.
  • Detyra tjera të caktuara nga Menaxhmenti.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidati/ja duhet të ketë të përfunduar shkollimin e lartë;
  • Të ketë përvojë të mëparshme në menaxhim ose koordinim në pozita të ngjashme;
  • Të posedojë aftësi të shkëlqyera organizative dhe lidershipi;
  • Njohuri të mira në analizën dhe zgjidhjen e problemeve;
  • Njohja e gjuhës angleze në nivel të mirë.

II. ZYRTAR/E PËR ADMINISTRIMIN E MERCHANDISINGUT

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Planifikimi dhe koordinimi i vendosjes së produkteve sipas standardeve të kompanisë.
  • Mbikëqyrja dhe kontrolli i pajtueshmërisë së dyqaneve me rregulloret e merchandisingut.
  • Analiza e tregut dhe sugjerimi i përmirësimeve për ekspozimin e produkteve.
  • Bashkëpunimi me ekipin e shitjes dhe furnizimit për të optimizuar proceset e merchandisingut.
  • Përgatitja dhe dorëzimi i raporteve të rregullta mbi aktivitetet e merchandisingut.
  • Detyra tjera të caktuara nga Menaxhmenti.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidati/ja duhet të ketë të përfunduar shkollimin e lartë;
  • Të ketë njohuri dhe përvojë në fushën e merchandisingut dhe administrimit;
  • Aftësi të mira për të analizuar dhe interpretuar të dhënat e tregut;
  • Të posedojë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi;

Tek subjekti, aplikantët duhet të shënojnë Pozitën për të cilën aplikon.

CV-të së bashku me dëshmitë e kualifikimeve arsimore të dërgohen përmes email adresës hr@dauti-ks.com ose kopjet fizike të dokumentacionit të dorëzohen në selinë e Kompanisë “Dauti Komerc” SH.P.K – Magjistralja Ferizaj-Kaçanik, respektivisht fshati Gërlicë Komuna e Ferizajit, çdo ditë pune duke filluar nga ora 08:00-16:00.

Kontakt tel: 049-736-933

Afati i Aplikimit:

Konkursi është i hapur deri më 08 Shkurt 2025.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    2
  • Lokacioni:

    Ferizaj
  • Kategoritë:

    Të tjera
  • Data e përfundimit:

    08-02-2025
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

KRU Mitrovica sh.a.
Shef/e i/e Shërbimit të Leximit/...

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Ka skaduar Mitrovicë
KRU Mitrovica sh.a.
Shef/e i/e Kontrollës (Alb/Srb)

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Ka skaduar Mitrovicë
KRU Mitrovica sh.a.
Inxhiner përgjegjës - Hidoteknik...

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Ka skaduar Mitrovicë