Inxhinier/e i Elektrikës (3)

Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier/e i Elektrikës (3 tri vende pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit me seli në Kazakhstan.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën analizë të plotë për fazën e Instalimeve të Energjisë Elektrike, për nevojat e kompanisë - projekteve;
  • Jep rekomandime profesionale lidhur me projektet e punuara nga kompanitë projektuese për nevojat e kompanisë;
  • Organizon/mbështet dhe jep instruksione për kontraktorët e kompanisë dhe bën mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e tyre konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
  • Informon udhëheqësit për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim;
  • Bën mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve dhe raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë;
  • Pranimin e detyrave nga Drejtori apo i autorizuari i tij dhe implementimin e tyre në vend-punim;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.

Kualifikimet:

  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike – Drejtimi Elektronikë;
  • Së paku 3 vite përvojë punë fushën e elektros;
  • Njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative;
  • Njohuri pune të programeve standarde të Office-it (MS Office, CAD);
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
  • Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë dokumentacionin e kërkuar në e-mail adresën: recruitment@shieldbrokers.com deri me datë 06/02/2023 apo të dorëzoj fizikisht në zyrën e kompanisë Shield Recruitment&HR sh.p.k. në adresën e kompanisë Rr. Aziz Abrashi Nr.140 Prishtinë zona Industriale Prishtinë - Fushë Kosovë çdo ditë pune prej orës 08:00 - 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    3
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Inxhinieri
  • Data e përfundimit:

    06-02-2023
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

EUROMETAL SH.P.K.
Inxhinier i Ndërtimtarisë (2)

Kompania EUROMETAL SH.P.K shpallë konkurs ...

1 Ditë Ferizaj
Unicron Shpk
Inxhinier i prodhimit, Inxhiner ...

Pozita : Inxhinier i prodhimitKompania ‘’U...

13 Ditë Pejë
Trainkos Sh.A
Menaxher i Sektorit të Kontabili...

Email: apliko.trainkos@trainkos.com

7 Ditë Fushë Kos...