Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të, Komunës së OBILIQIT dhe ISLAMIC RELIEF KOSOVA për implementimin e projektit “Projekti i Integruar afatgjatë - Nje rrugë drejt zhvillimit në Komunën e Obiliqit” gjatë viteve 2022-2025” me pin kod020_004574,ISLAMIC RELIEF për plotësimin e vendeve të lira të punës në pozitat: Doktor/eshë i/e Mjekësisë së Përgjithshme (8 pozita); Doktor Specialist i Radiologjisë (1 pozitë); Infermier/e (8 pozita); Shofer (1 pozitë), shpall këtë:
K O N K U R S
Titulli i punës: Doktor/eshë i/e mjekësisë së përgjithshme
Nr. i ekzekutuesve: 8 (tetë)
Numri i Referencës: IR/RKS/21-2022
Përshkrimi i punës:
ISLAMIC RELIEF KOSOVA është organizatë humanitare ndërkombëtare që e realizon këtë projekt duke e bashkë financuar, monitoruar dhe bashkë-menaxhuar veprimtarinë e kuadrit shtesë profesional në kuadër të QKMF-së Obiliq të angazhuar në këtë projekt e që parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor shtëpiak, ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve dhe kujdesin shtesë shëndetësor ndaj familjeve në nevojë në Komunën e Obiliqit - zonat rurale të komunës. Fokus mbeten vizitat në shtëpitë e pacienteve lehona dhe foshnjave të porsalindura, personave me aftësi të kufizuara, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
Ofron shërbime shëndetësore në kuadër të QKMF-së dhe ose QMF-së
Siguron diagnostikimin dhe menaxhimin efektiv të pacientëve duke siguruar edhe referimin në Institucionet shëndetësore gjegjëse
Evidenton dhe përcjellë sëmundjet infektive sipas rregullave të IKSHP
I përmbahet etikës mjekësore
Kryen të gjitha punët e Mjekut gjatë orarit të punës
Bënë përcjelljen e të arriturave më të reja në lëmin e Mjekësisë Familjare
Të ketë vetë iniciativë dhe ti përmbahet etikës mjekësore
I raporton për çdo ndryshim dhe problem Përgjegjësit të QKMF-së dhe ose QMF-së
Sipas nevojës kryen edhe vizitat shtëpiake te pacientët kronik
Sipas urdhrit të Përgjegjësit të QMF-së kryen edhe punët tjera
Për punën e vet i përgjigjet Përgjegjësit të QMF-së
Propozon, konsultohet me kolegë për përcaktimin e diagnozës definitive të pacientit, duke i dhënë terapi adekuate
Jep këshilla-udhëzime me gojë dhe me shkrim për trajtim sa më të mirë të pacientit për të pasur sukses terapia
Bën ekzaminimin e përgjithshëm të pacientëve pa dallim përkatësie rreth aplikimit të mjekësisë familjare
Bashkëpunon ngushtë me stafin menaxhues të QKMF
Merr pjesë në të gjitha takimet profesionale për ngritje dhe edukim rreth mjekësisë familjare
Është përgjegjës/e për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në vendin e punës.
Edukimi dhe kualifikimi:
Diplomë Universiteti – Fakulteti i mjekësisë, drejtimi mjekësi e përgjithshme
Licenca për punë
Certifikata e lindjes
Certifikata shëndetësore
Vërtetimi që nuk është në hetuesi dhe nuk zhvillohet ndonjë procedurë penale ndaj tij/saj
Avantazhe shtesë kanë, specialistët pediatër, neonatolog, gjinekolog/obstetër, internist dhe specialist të fushave për kategoritë e pacientëve në fokus.
ISLAMIC RELIEF KOSOVA është organizatë humanitare ndërkombëtare që e realizon këtë projekt duke e bashkë financuar, monitoruar dhe bashkë-menaxhuar veprimtarinë e kuadrit shtesë profesional në kuadër të QKMF-së Obiliq të angazhuar në këtë projekt e që parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor shtëpiak, ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve dhe kujdesin shtesë shëndetësor ndaj familjeve në nevojë në Komunën e Obiliqit - zonat rurale të komunës. Fokus mbeten vizitat në shtëpitë e pacienteve lehona dhe foshnjave të porsalindura, personave me aftësi të kufizuara, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë.
DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:
Drejtpërsëdrejti udhëheq dhe organizon punën në shërbimin për diagnostifikim radiologjik
Kryen të gjitha kontrollet specialistike radiologjike të parashikuara me plan dhe në kuadër të veprimtarisë, është përgjegjës/e për punën e kabinetit të radiologjisë
Përshkruan dhe jep diagnozën përfundimtare të të gjitha filmave të incizuar në kabinetin e rëntgenit (USG gjirit me Elastografi, Mamografi, Ortopanomografi
Ka për detyrim të perfeksionohet vazhdimisht në profesionin e tij
Ka për detyrë që infermierët e rëntgenit t’i udhëzojë vazhdimisht për incizimin korrekt pa rrezatim të pacientit
Është përgjegjës/e për planin e punës të diagnozës së rëntgenit
Ka për detyrë që pas arritjes së grafisë së caktuar të bëjë kontrollin brenda kohës mundësisht më të shkurtër mjekësore
Në raste urgjente është i/e detyruar që kontrollin ta bëjë menjëherë
Për punën e tij/saj i përgjigjet shefit të shërbimeve diagnostike, kryeshefit të QKMF-së dhe Drejtorit
Kryen edhe detyra tjera relevante në atë sektor.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
Ofron shërbime shëndetësore në kuptimin cilësor e sasior, bazuar në nivelin profesional që ka
Mirësjellja, kujdesi dhe respektimi i pacientit dhe personelit
Pranimi, egzaminimi dhe trajnimi përkatës i pacientit
Kryen evidentimin e rregullt përmes dokumentacionit mjekësor të pacientit
Kryen vizitat e pacientëve sipas udhëzimeve
Kryen vizitat plotësuese – konsultative
Të ketë qëndrim dinjitoz dhe shembullor për të tjerët
Edukimi dhe kualifikimi:
Diplomë Universiteti – Fakulteti i mjekësisë, specializimi i Radiologjisë
Licenca për punë – Doktor specialist i radiologjisë
Certifikata e lindjes
Certifikata shëndetësore
Vërtetimi nga gjykata që nuk është në hetuesi dhe nuk zhvillohet ndonjë procedurë penale ndaj tij/saj
ISLAMIC RELIEF KOSOVA është organizatë humanitare ndërkombëtare që e realizon këtë projekt duke e bashkë financuar, monitoruar dhe bashkë-menaxhuar veprimtarinë e kuadrit shtesë profesional në kuadër të QKMF-së Obiliq të angazhuar në këtë projekt e që parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor shtëpiak, ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve dhe kujdesin shtesë shëndetësor ndaj familjeve në nevojë në Komunën e Obiliqit - zonat rurale të komunës. Fokus mbeten vizitat në shtëpitë e pacienteve lehona dhe foshnjave të porsalindura, personave me aftësi të kufizuara, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
Pranon dhe triazhon pacientët
Përgatit pacientët për vizitë
Kryen punët administrative të dokumenteve shëndetësorë
Jep informata të sakta dhe të qarta pacientëve lidhur me kujdesin i cili u ofrohet në QMF PMF apo në terren
Administron dhe mban llogari për terapinë e përshkruar nga doktori
Ndërmerr të gjitha masat për parandalimin e të gjitha infeksioneve duke mirëmbajtur pajisjet e duhura për punë në QMF-PMF apo në terren
Merr anamnezë të saktë nga pacienti, mban evidencë, matë TA dhe asiston doktorin në kryerjen e punëve të përditshme
Kryen sipas nevojës punët e kartotekës, Intervencës, Patronazhit, Terrenit dhe Edukimit shëndetësorë
Kryen edhe punët tjera sipas urdhrit të Kryeinfermierit-ës së sektorit gjegjës, mjekut të ekipit dhe koordinatorit profesional të projektit
Bënë aplikimin e terapisë paranterale në teren në bazë të udhëzimit të Mjekut
Jep këshilla të duhura shëndetësore në teren për pacientët të cilët kanë nevojë për shërim të mëtejmë.
Ofron edukim shëndetësor shtesë për pacientët në teren.
Kryen detyra tjera relevante sipas pozitës.
Edukimi dhe kualifikimi:
Diplomë Universiteti – Bachelor ose Diploma e shkollës së mesme e mjekësisë
Licenca për punë
Certifikata e lindjes
Certifikata shëndetësore
Vërtetimi që nuk është në hetuesi dhe nuk zhvillohet ndonjë procedurë penale ndaj tij/saj
ISLAMIC RELIEF KOSOVA është organizatë humanitare ndërkombëtare që e realizon këtë projekt duke e bashkë financuar, monitoruar dhe bashkë-menaxhuar veprimtarinë e kuadrit shtesë profesional në kuadër të QKMF-së Obiliq të angazhuar në këtë projekt e që parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor shtëpiak, ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve dhe kujdesin shtesë shëndetësor ndaj familjeve në nevojë në Komunën e Obiliqit - zonat rurale të komunës. Fokus mbeten vizitat në shtëpitë e pacienteve lehona dhe foshnjave të porsalindura, personave me aftësi të kufizuara, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
Bënë kontrollimin e veturës, autoambulancës dhe përgatit atë për çdo rast kur duhet të intervenoj mjeku në teren apo në qendrat më të mëdha si në Prishtinë dhe jashtë shtetit.
Për çdo dite mbanë evidencën e kilometrazhesh se kaluar dhe në fund të orarit ia dorëzon mjekut të ambulancës.
Po ashtu është i obliguar qe te vozisë ekipin mjekësor për kontroll në teren.
Kryen punët tjera nga fushë-veprimtaria e ndihmës së shpejt dhe punët që urdhërohen nga mjeku i qendrës.
Është përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në vendin e punës.
Edukimi dhe kualifikimi:
Shkollim i mesëm
Përvoja e punës 1 (një) vit;
Të ketë patentë shoferin Kategori B (e preferuar edhe kategoria C për shkak të mundësisë për vozitje jashtë shtetit)
Trajnimet (të dëshiruara);
Shkathtësi dhe aftësi personale për të punuar në grup.
Vërtetimi që nuk është në hetuesi dhe nuk zhvillohet ndonjë procedurë penale ndaj tij.
Aftësitë teknike:
Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese dhe komunikuese
Aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira pune
Njohuri të mira teknike për veturë.
Projekti “Projekti i Integruar afatgjatë - Një rrugë drejt zhvillimit në Komunën e Obiliqit” gjatë viteve 2022-2025”
Bashkëfinancuesit: Islamic Relief Kosova dhe Komuna e Obiliqit
Vendi i punës: Komuna e Obiliqit, Zonat rurale
Numri i Referencës: IR/RKS/23-2022
Kohëzgjatja e kontratës:Për të gjitha pozitat e lartshënuara është deri më 31 Dhjetor 2025 (aq sa zgjatë edhe bashkëfinancimi i projektit)
Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova.
Mënyra e aplikimit:
Aplikimi bëhet vetëm duke dërguar CV-në tuaj në e-mailin: hr@ir-rks.org dhe duke shënuar në subjektin e e-mailit titullin e pozitës për të cilën do të aplikoni.
Afati i aplikimit:
Nga data 28.12.2022 deri më 10.01.2023 ora 16:00. Aplikacionet pas datës 10.01.2023 ora 16:00 nuk do te merren në konsideratë.
Dokumentet e kërkuara: Dëshmi mbi shkollimin, licenca e punës, certifikatat e lindjes dhe ajo shëndetësore, vërtetimi që nuk jeni nën hetime dhe kopja e letërnjoftimit sillen ditën kur të ftoheni për testim.
SQARIM:
Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova.
Për pozitat e cekura më sipër do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe do t’i nënshtrohen procedurave të testimit/vlerësimit.
Për datën dhe vendin e mbajtjes së intervistës kandidatët do të njoftohen me kohë përmes e-mailit.