Company
Pestova Sh.P.K
Categories
Agriculture, Others, Driver
Number of positions
14
Job location
Vushtrri
Views
12423
Kompania Pestova shpall konkurs për këto pozita:
2 -Shofer Kamioni – Kategoria B+C
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Liferimi I mallit tek klientet e caktuar;
- Vozitja e mjetit motorik te nderrmarjes dhe pergjegjesia e mjetit motorik,
- Pergjegjes per mallin e ngarkuar ne mjetin motorik te cilin e drejton,
- Pergjegjes per mallin e pranuar dhe dorezuar tek klienti,
- Bene dorezimin e te hollave ne baza ditore se bashku me faturen per mallin e shitur,
- Detyra dhe pergjegjesi te tjera qe I caktohen nga mbikqyresi;
Kriteret dhe kushtet e nevojshme
- Kandidatët duhët të kenë të përfunduar shkollën e mesme;
- Të ketë përvojë pune si shofer i kamionit se paku 1 vit;
- Njohuri per terenin e Kosoves;
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të Kategorisë e cila kërkohet për pozitën të cilën aplikon.
2 - Teknolog/e në prodhim
Detyrat dhe përgjegjësitë
Organizimi i të gjitha punëve për zhvillimin e procesit të prodhimit, sipas fazave në të gjitha pjesët e njësisë punuese të prodhimit;
- Dhënja e instruksioneve konkrete dhe urdhërave të punës kryesve për kryerjen e operacioneve teknologjike në të gjitha fazat e prodhimit;
- Përcjellja e saktësisë së zbatimit të parametrave të dhëna teknologjike gjatë kryerjes së operacioneve të caktuara teknologjike në të gjitha fazat e prodhimit;
- Përcjellja e përditshme e rezultateve të analizave kimike dhe mikrobiologjike dhe ndërmarrja e masave të mëvonshme për eleminimin e shkaqeve të rezultateve negative;
- Mbikqyrja e realizimit të detyrave të dhëna të punës nga ana e kryesve;
- Kontrollon gjendjen në prodhim dhe për problemet eventuale e njofton udhëheqësin e njësisë punuese;
- Dhënja e raporteve mujore udhëheqësit të njësisë punuese lidhur me prodhimin e realizuar;
Kualifikimet:
- I/e diplomuar në Bachelor në Bioteknologji ushqimore ose Teknologji ushqimore;
- Përvojë punë profesionale prej një (1) viti;
- Aftësi të shkëlqyera për të punuar në ekip;
- I/e përshtatshme me orarin fleksibël të punës;
2-AGRONOM
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Planifikon operimet e sektorit te bujqesise;
- Bene porosite per mallrat ne sektorin e bujqesise;
- Bene kontrolle te vazhdueshme te tokave bujqesore;
- Kontrolle te vazhdueshme te patateve ne depo;
- Pergjegjesi te tjera te ngjashme te cilat kerkohen nga nje Agronom,
Kriteret dhe kushtet e nevojshme
- Pervoje se paku dy vite ne pozite te ngjashme;
- Te posedoj diplome Universitare;
- Njohuri bazike kompjuterike
- I gatshem per pune ekipore
8- PUNETORE FEMRA NE PRODHIM
Kriteret dhe kushtet e nevojshme
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme.
- Të ketë përvojë pune eshte perparesi
- Te jetë fleksibil dhe i përshtatshem për të punuar në orare të ndryshueshme;
- Të jetë banues në komunen e Vushtrris dhe rrethinen e saj.
Të gjithë të interesuarit për pozitat e lartëcekura mund të aplikojnë nga 24.07.2023 deri me 07.08.2023:
- Duke plotësuar formularin për aplikim tek zyret e Kompanise Pestova,
- Apo duke dërguar CV-në në email adresen : office@pestova-ks.com