SHËRBIM NDAJ VIZITORËVE (m/f/d)
Pushim i lehonisë / 40 orë në javë / Fshati Mramor, Prishtinë, Kosovë
FOUR PAWS është organizatë globale e mirëqenies së kafshëve, për kafshët të cilat janë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të njeriut, e cila zbulon vuajtjet, shpëton kafshët në nevojë dhe i mbron ato. Zbuloni më shumë rreth fushatave dhe projekteve tona të qëndrueshme në www.four-paws.org.
Dëshironi të kontribuoni për diçka domethënëse dhe të punoni me ne përgjatë misionit tonë? Ky është shansi juaj. Ne po kërkojmë njerëz të përkushtuar për të pasuruar në ekipin tonë.
Kontributi juaj do të jetë
- Sigurimi që vizitorët të kenë një përvojë të këndshme gjatë blerjeve në dyqanin e PYLLIT TË ARINJVE Prishtina duke i angazhuar ata në tregimin e historikut të produkteve të ndryshme vendore dhe të punuara me dorë të disponueshme për blerje
- Shitja, promovimi dhe sigurimi i informacionit bazë për shumë produkte unike që shiten në dyqan dhe duke shpjeguar se si blerja e tyre kontribuon në mbështetjen e kafshëve tona të shpëtuara
- Sigurimi që raftet e dyqaneve të jenë të pajisura mirë dhe që artikujt të shfaqen në një mënyrë tërheqëse dhe te renditura mirë
- Inspektimi i mallrave në hyrje të artikujve të dyqanit për cilësi dhe çmim
- Kontrollimi i datave të skadencës për produktet që prishen
- Mbështetja e vizitorëve në dyqan duke u angazhuar me ta
- Funksionimi i kasës dhe apratet e kartave të debitit/kreditit
- Shitja e biletave të hyrjes së vizitorëve për turnet e tyre me guidë dhe ofrimi i informacionit shtesë për çdo pyetje që ata mund të kenë
- Informimi i vizitorëve për ngjarjet e ardhshme dhe aktivitetet e veçanta për të gjeneruar interes më të madh dhe kthimin e klientëve
- Promovimi i përdorimit të Qendrës së Edukimit Mjedisor si dhe restorantit
- Zgjidhja e shpejtë dhe efikase e çdo problemi apo ankese të vizitorëve për të maksimizuar kënaqësinë e tyre
- Mbajtja e shënimeve të sakta të shitjeve ditore dhe mujore duke i paraqitur ato përmes raporteve të rregullta
Profili i kërkuar
- Eksperiencë e mëparshme pune si shitëse apo të ngjajshme
- Kualifikim përkatës ose përvojë pune e dëshmuar
- Aftësia e komunikimit verbal dhe të shkruar në anglisht është një plus
- Patentë shoferi është një plus
- Aftësi të forta drejtuese dhe bashkëpunimi
- Afinitet i madh me mirëqenien e kafshëve, vizionin dhe misionin FOUR PAWS
Oferta jonë përfshin
- Mundësinë për të kontribuar vërtet në mirëqenien globale të kafshëve
- Një ekip shumëkombësh me frymën e të qenit ONE FOUR PAWS
Kohëzgjatja e kontratës është 6 muaj, nga data 15 korrik 2023 deri më 14 Janar 2024, me mundësi vazhdimi.
FOUR PAWS është e përkushtuar për një botë në të cilën njerëzit i trajtojnë kafshët me respekt, ndjeshmëri dhe mirëkuptim, dhe beson në të njëjtat vlera për njerëzit: ne inkurajojmë fuqimisht kandidatët me prejardhje të ndryshme dhe përvoja të jetuara të aplikojnë ndërsa mirëpresim të gjithë ata që duan të mbështesin misionin tonë. Ju lutemi kontaktoni recruiting.bsp@vier-pfoten.org nëse keni nevojë për ndihmë për të aplikuar në këtë pozitë.
Bëhuni pjesë e një kauze të mirë dhe aplikoni për sfidën tuaj të radhës profesionale me CV-në tuaj
Znj.Fitore Berisha
Menaxhere e Financave dhe Administrates PYLLI I ARINJVE Prishtina
Email: recruiting.bsp@vier-pfoten.org
Ftohen të gjithë të interesuarit të paraqesin aplikimet e tyre për këtë pozitë.