Koordinator i Njësisë së Thesarit

Shield Recruitment & HR kërkon Koordinator i Njësisë së Thesarit (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Sigurohet që Njësia e Thesarit operon në pajtueshmëri të plotë me të gjitha rregulloret e brendshme të Bankës, rregulloret dhe udhëzimet e rregullatorit që ndërlidhen me Riskun Kreditor, si dhe me ligjet dhe rregulloret përkatëse të Kosovës që i përkasin fushës së Riskut Kreditor kjo në bazë të raportimeve që merr nga personat përgjegjës të Departamenteve përkatëse;
  • Përgjegjës/e për mbarëvajtjen e proceseve në Departamentin e Riskut Kreditor si dhe mbështetës i proceseve për nën kompanitë e Bankës;
  • Përgjegjës/e për zhvillimin e Strategjisë së Njësisë së Thesarit;
  • Përgjegjës/e për menaxhimin e Likuiditetit;
  • Mirëmban proporcionin Kredi/Depozita;
  • Menaxhon Komitetin e ALCO-së dhe Komitetin e Likuiditetit;
  • Implementimin e të gjitha rregulloreve të BQK-së në kuadër të Thesarit;
  • Mirëmbajtjen e limiteve të brendshme;
  • Investon në Letra me Vlerë të Qeverisë së Kosovës;
  • Përpilon PP në kuadër të Njësië;
  • Kryen investime në tregun finaciar;
  • Monitorimin e plasmaneve afatshkurta;
  • Kontrollon ndërrimin e kursit valutor;
  • Kryen shitblerjen e banknotave;
  • Përgatitë vlerësimin e propozimeve për banka të reja dhe ekspozimin e limiteve për plasmanet ose letrat me vlerë;
  • Mbikqyrë dhe autorizon transakcionet e këmbimeve të huaja në Degë;
  • Kontrollon raporte mujore të ALCO-së, Komitetit të Likuiditetit dhe raporte të tjera që kërkohen nga Ekzekutivi;
  • Monitoron raportimin lidhur me paralajmerimin e lëshimit të kredive;
  • Raporton Departamentin përkatës në rast të dyshimeve/zbulimeve lidhur me ndonjë parregullsi qe mund te ndodhin ne lidhje me proceset e punes apo mos zbatimin e politikave dhe procedurave;

Kualifikimet:

  • Diplome Universitare në fushën relevante;
  • Njohuri të mira të produkteve bankare ;
  • Së paku tri vite përvojë pune bankare;
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze ;
  • Aftësi të mira ndëpersonale dhe komunikuese;;
  • Aftësi të mira menaxheriale dhe udhëheqëse;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 12 Mars 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Të tjera
  • Data e përfundimit:

    12-03-2024
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

KRU Mitrovica sh.a.
Shef/e i/e Shërbimit të Leximit/...

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Mbyllet sot Mitrovicë
KRU Mitrovica sh.a.
Shef/e i/e Kontrollës (Alb/Srb)

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Mbyllet sot Mitrovicë
KRU Mitrovica sh.a.
Inxhiner përgjegjës - Hidoteknik...

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Mbyllet sot Mitrovicë