Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Prishtinë shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit : Specialistë Ligjor
Institucioni: Komuna Prishtinë
Nr. i Referencës: RN00011723
Kodi: RPC0005329
Data e njoftimit : 23.05.2023
Afati për aplikim: 13.06.2023 - 21.06.2023
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të Zyrës Ligjore dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e objektivave
- Hartimi i vendimeve, hartimi i urdhëresave dhe hartimi i akteve tjera të Komunës;
- Hartimi i propozimeve te Kryetarit të Kryeqytetit për procedim në Kuvendin e Komunës së Prishtinës;
- Dhënia e mendimeve profesionale, opinioneve ligjore dhe ekspertizave profesionale sipas kërkesës së drejtorive, sektorëve, institucioneve vartëse (QMU, QKMF, TQP “Dodona” etj) dhe Ndërmarrjeve Publike Lokale të Kryeqytetit;
- Ndihmon rreth përpilimit të akteve juridike sipas kërkesës së aksionarëve të Ndërmarrjeve Publike Lokale të Kryeqytetit;
- Përpilimi i padive, përgjigjeve në padi, ankesave, parashtresave të ndryshme, konflikteve administrative dhe përfaqësim në seanca gjyqësore.
- Merr pjesë në grupe punuese/komisione për hartim të akteve nënligjore.
- Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga Udhëheqësi i Sektorit.
Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale:
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve. Diplomë e nivelit të pestë të Korniza Kombëtare e Kualifikimeve (KKK), për profesione deficitare (TIK);
- Kualifikime të posaçme formale:Fakulteti Juridik
- Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme:
- Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
- Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
- Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike;
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
- Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
Pozitat aktualisht të lira:
Kodi | Nr. i Referencë s | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni | Organizata / Vendi i punës | Nr. i kërkuar |
RPC0004780 | RN000111 34 | Zyrtar i Lartë Ligjor | Profesional 1 | 5.7 | Komuna Prishtinë | Sektori Ligjor / Prishtinë | 1 |
Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
- Kopjet e dëshmisë së punësimit
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
- Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit (vetëm për zyrtarët publik)
- Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende (vetëm përzyrtarët publik).
- Certifikatë nga Gjykata që nuk jeni nër hetime (jo më e vjetër se nga data e shpalljes se këtijkonkursi)
- Të gjithë kandidatët që kanë mbarruar studimet jashtë shtetit të Republikës së Kosovë si dhe nëpër Kolegjet
- Private brenda RKS-së, e që konkurojnë për këtë pozitë duhet që diploma e tyre (grada universitare të fituara) të jenë të njohura dhe te nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencësdhe Teknologjisë.
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i biografisë
- Intervistë
Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
Ligji nr. 06/L-114 për zyrtar publik dhe Ligjet nga Drejtoria përkatëse
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët:
- Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Shpallja e rezultateve përfundimtare:
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
***VËMENDJE: Të gjithë kandidatët që i nënshtrohen këtij konkursi, paraprakisht pajtohen që kandidati që aplikon në këtë
procedure të rekrutimit, pajtohet që në rast ankese gjatë procedurave të rekrutimit të bëjë ankesë vetëm online nëpërmjet sistemit SIMBNJ, dhe se çdo ankesë jashtë këtij sistemi nuk do të merret parasysh nga Sektori I Burimeve Njerëzore të Komunës së Prishtinës!
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen