Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitën:
Kontabilist/e i/e çertifikuar
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbikqyrë dhe kontrollon tërë procesin e punës në departamentin e kontabilitetit;
- Kontrollon të gjitha transaksionet ditore, si sisemimin e ekstrakteve bankare, regjistrimin e faturave të shpenzimeve, regjistrimin e importeve dhe aseteve;
- Kontrollon hapjen, editimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve themelore;
- Përgatit TVSH-në, Librin e Blerjes dhe Librin e Shitjes;
- Kontrollon kalkulimin e pagave dhe përgatitë listat finale;
- Deklaron tatimin në paga dhe kontributet pensionale;
- Deklaron tatimin në qera dhe interes të huazimeve;
- Raporton rreth deklarimit dhe pagesës së të gjitha llojeve të tatimeve;
- Kontrollon raportet periodike të blerjeve për raportim në ASK, Dogan dhe ATK;
- Bashkëpunon me ekip për gjëra të ndryshme në fushën e financave dhe marrëdhënieve ndër njerëzore;
- Kryen dhe punë të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit ndaj të cilit njëherit është dhe përgjegjës për punën e tij/ saj.
Kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë diplomë universitare - Fakultet Ekonomik;
- Të jetë i/e çertifikuar në nivelin “Kontabilist i çertifikuar” në Shoqata të liçensuara ;
- Përvojë pune së paku tri vjeçare në fushën e financave;
- Njohuri të mira të punës me kompjuter - njohuri të shkëlqyera të pakos së MS Office (veçanërisht Excel);
- Njohuri të gjuhës angleze;
- Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mailit;
- Aftësi analitike në punë;
- Aftësi të menaxhimit të kohës;
- Aftësi të menaxhimit të stresit;
- Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë;
- Të jetë i/e aftë të udhëheqë ekipin;
- Të jetë i/e aftë të punoj në ekip dhe punë individuale;
Inkurajohen të gjitha kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV apo aplikacionin përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni/CV mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 11/07/2023 deri me 18/07/2023.