Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Kamenicë shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit : Specialistë të Gjeodezisë
Institucioni: Komuna Kamenicë
Nr. i Referencës: RN00011681
Kodi : RPC0005292
Data e njoftimit: 17.05.2023
Afati për aplikim: 07.06.2023 - 14.06.2023
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të
përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
Harton dhe zhvillon legjislacionin, politikat, strategjitë dhe procedurat standarde si dhe dokumentet tjera në fushën e gjeodezisë
Bënë matjet dhe incizimet gjeodezike të të gjitha profileve dhe grumbullimin e të dhënave të
pasurisë së paluajtshme në terren me qëllim të regjistrimit në sistemin e kadastrit dhe rregullimin e kufijve të pasurive të paluajtshme;
Harton detyrat projektuese për objektet e infrastrukturës pas dhënies së kushteve urbanistike nga sektori i urbanizmit dhe rekomandon dinamikën e kryerjes së punëve, realizimit të projekteve;
Përgatit dokumentet e nevojshme për infrastrukturën rrugore përfshirë incizimet gjeodezike të të gjitha profileve;
Kryen matje dhe përpunimin e matjeve, si dhe llogaritjen e koordinatave te matjeve dhe bënë kontrollin e matjeve me kushtet e bazave gjeodezike;
Dizajnon në mënyrë grafike rrugët, kanalizimet, rrjetin e ujësjellësit, rrjetin elektrik, parkingjet dhe shtigjet e këmbësoreve;
Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyersi;
Kërkesat e përgjithshme për pranim:
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtaritpublik, të pushuarsipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale:
Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë, drejtimi i Gjeodezisë së paku 3 vite të studimeve.
Kualifikime të posaçmeformale: Certifikata, licencakur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase;
Përvoja e punës e kërkuar:Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme:
Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike;
Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënëudhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).
Pozitat aktualisht të lira:
Kodi
Nr. i Referencë s
Titulli i pozitës
Klasa e pozitës
Koeficienti
Institucioni
Organizata /Vendi i punës
Nr. i kërkuar
RPC0004880
RN000112 42
Zyrtar për Gjeodezi
Profesional 3
8
Komuna
Kamenicë
Drejtoria e Pronës,Gjeode zisë dhe Kadastrit / Drejtoria e Pronës,Gjeode zisë dhe Kadastrit
1
Mënyra e aplikimit:
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:
Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
Kopjet e dëshmisë së punësimit
Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit (vetem per nepunesit publik)
Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk ështëshuar ende (vetemper nepunesit publik)
Certifikata nga gjykata që nuk jeni nën hetime (jo më të vjetër se nga data e shpalljës së konkursit)
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:
Testimi me shkrim
Vlerësimi i biografisë
Intervistë
Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen:
Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmesarsimimit dhe trajnimeve bazike;
Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënëudhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët:
Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Shpallja e rezultateve përfundimtare:
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesido të shpallet përmes portalitpër rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtëpër përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjiniamë pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.