Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Zyra e Presidentit të Republikes së Kosovës shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit: Specialistë të marrëdhënieve me publikun dhe informimin
Institucioni: Zyra e Presidentit të Republikes së Kosovës
Nr. i Referencës: RN00012252
Kodi: RPC0005826
Data e njoftimit: 04.08.2023
Afati për aplikim: 25.08.2023 - 05.09.2023
1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Përcjell zhvillimin e të gjitha aktiviteteve dhe evenimenteve të organizuara nga Presidentja, për të realizuar fotografime dhe bërë video incizime përkatëse;
- Bënë fotografime dhe video incizime nga takimet protokollare të Presidentes, për tu siguruar se janë shënuar të gjitha ngjarjet dhe takimet e rëndësishme të Presidentes;
- Bënë rregullimin e albumeve të fotografive të realizuara dhe xhirimeve gjatë aktiviteteve tëPresidentes dhe përkujdeset për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre;
- Bënë përzgjedhjen dhe përcjelljen e fotografive të realizuara nga aktiviteti i Presidentes tek mediat;
- Përgatit dhe arkivon materialet audio, video dhe fotografike nga aktivitetet e Presidentes nëpërgjithësi;
- Bënë plasimin e fotografive nga aktivitetet e Presidentes në web-faqe;
- Ndihmon në përpilimin e kumtesave dhe përcjelljen e tyre mediave;
- Përkujdeset për operimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve fotografike, video dhe elektronike;
- Kryen detyra tjera – në përputhje me ligjet dhe rregulloret momentale – të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe.
2. Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
3. Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve, drejtimi: Gazetari, Komunikim Masiv, Media dhe komunikim apo të ngjashme;
- Kualifikime të posaçme formale: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kurvlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
- Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
- Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
- Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
- Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme.
5. Pozitat aktualisht të lira
6. Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
7. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore nw fushat pwrkatwse;
- Kopjet e dëshmisë së punësimit;
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
- Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit të vlerësimet;
- Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende;
- Certifikatë/vërtetim nga Gjykata me të cilin dëshmohet se nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit;
8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i biografisë
- Intervistë
9. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
Njohuri të plota dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
? Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
? Njohuri të mira të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve
? Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
? Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësisshëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
? Shkathtësi hulumtuese, analitike , vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
? Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
? Njohja e punës me kompjuter në programet (word, exel, internet,Adobe Creative cloud, Adobe Photoshop etj).
10. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
11. Shpallja e rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
- Të gjitha dokumentet e dorëzuara siç kërkohen nga shpallja e konkurrimit, kandidati/ja, përmes aplikacionit, vet deklaron se janë të vërteta dhe mban përgjegjësi për vërtetësinë e tyre. Deklarimi i rrejshëm paraqet shkak për përjashtimin nga procedura e pranimit.
- Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
- Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi tëkufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitën e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.