Korporata LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K. është përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe korporatë e distribuimit të produkteve të ndryshme, e organizuar në katër (4) njësi në qytete të ndryshme të Kosovës, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, me qëllim të plotësimit të vendit të punës me datë 04 prill 2023, shpall këtë:
K O N K U R S
Për pozitën:
- Arkatar/e – Një (1) pozitë;
- Kohëzgjatja e marrëdhënies së punës: Një (1) vjeçare;
- Vendi i Punës: Prishtinë.
Detyrat kryesore:
- Është përgjegjës / e për arkën e ndërmarrjes;
- Bën barazimin në baza ditore me shoferët e ndërmarrjes;
- Regjistron dhe raporton për shpenzimet të cilat paguhen në kesh;
- Poston faturat e hapura (Faturat shitëse, kthimet, lëvizjet interne);
- Mirëmban faturat dhe dokumentet burimore në dosje dhe sigurohet që ato janë të plota;
- Raporton te menaxherja lidur me faturat borxh.
- Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga menaxhmenti.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar nivelin e studimeve Bachelor;
- Të ketë së paku një (1) vit përvojë në të njëjtin profil pune;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
- Të jetë i/e gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
Ne ofrojmë:
- Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
- Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
- Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
- Sigurim shëndetësor;
- Punë nga e hëna në të premten;
- Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.
CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj mund t’i dërgoni në adresën elektronike: info@liridoni-kos.com të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni, ose mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRiDONI DISTRIBUTION SH.P.K. në Magjistralja Prishtinë – Ferizaj km.7, Llapnasellë, Graçanicë.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 18.04.2023 në ora 17:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.