Ftesë për Ofertë
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.
SOS Fshatrat e Fëmijëve janë të interesuar për Furnizim me Barna dhe Medikamente Mjekësore sipas nevojës, për përfituesit e Programit të Fuqizimit të Familjes- Fushë Kosovë.
Furnizim me Barna dhe Medikamente Mjekësore
Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentet shtesë:
1. Çertifikatën e Regjistrimit të Biznesit/ NUI
2. Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur/ ose me logo zyrtare
3. Cmimet në ofertë duhet të kuotohen në euro pa TVSH
4. Oferta duhet të jetë e specifikuar me çmime në detaje për çdo produkt për njësi 5. Të ceket lokacioni i ofertuesit
6. Te ceket afati i liferimit të barnave
Të interesuarit mund të marrin listën e specifikuar të Barnave dhe Medikamenteve , cdo dite pune në email adresën: procurement1@soskosova.org deri me datën: 17.03.2025
Kriteret për përzgjedhjen e ofertës janë:
1. Dokumentacioni i plotë i bashkangjitur (sipas kërkesës)
2. Lokacioni i ofertuesit sa më afër lagjes 28 dhe 29 ku gjenden shumica e përfituesve tanë 3. Afati sa më i shkurtër i liferimit të barnave
4. Pas plotësimit të kritereve të lartëpërmendura, cmimi më i lirë.
Ofertën tuaj me cmimet në listën e barnave dhe dokumentet shtesë mund t’i dërgoni deri me datën: 17.03.2025 në email adresën: procurement1@soskosova.org
Numri i pozitave:
0Lokacioni:
Fushë KosovëKategoritë:
FarmaceutikeData e përfundimit:
17-03-2025