Topograf (2)

Shield Recruitment & HR kërkon Topograf 2 (dy) vende pune, për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.

Vendi i punës: Mongoli.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryerja e matjeve topografike në terren për projektet ndërtimore, infrastrukturore apo gjeodezike.
  • Përdorimi i instrumenteve profesionale si Total Station, GPS, nivelatorë automatikë, dronë (sipas nevojës).
  • Përgatitja e hartave, profileve gjatësore dhe tërthore, dhe dokumentacionit teknik për projektim ose ndërtim.
  • Vendosja e piketave në terren sipas kërkesave të projektit.
  • Përpunimi i të dhënave me programe si AutoCAD, Civil 3D, GIS, etj.
  • Bashkëpunimi me inxhinierë, arkitektë dhe palë të treta për zbatimin e projekteve.
  • Hartimi i raporteve topografike dhe dokumentacionit mbështetës për ecurinë e punimeve.
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.

Kualifikimet:

  • Fakulteti në Gjeodezi, Inxhinieri Ndërtimi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë në punë praktike me instrumente matjeje dhe softuerë topografikë.
  • Aftësi për të punuar në terren dhe për të përballuar kushte të ndryshme atmosferike.
  • Njohuri të mira të paketave AutoCAD / Civil 3D / GIS.
  • Aftësi për të analizuar të dhëna teknike dhe për të përgatitur dokumentacion profesional.
  • Njohja e Gjuhës Angleze;
  • Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 25 Prill 2025 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    2
  • Lokacioni:

    Mongoli
  • Kategoritë:

    Të tjera
  • Data e përfundimit:

    25-04-2025
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

KRU Mitrovica sh.a.
Shef/e i/e Shërbimit të Leximit/...

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Mbyllet sot Mitrovicë
KRU Mitrovica sh.a.
Shef/e i/e Kontrollës (Alb/Srb)

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Mbyllet sot Mitrovicë
KRU Mitrovica sh.a.
Inxhiner përgjegjës - Hidoteknik...

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Mbyllet sot Mitrovicë