Company
APPK - Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë
Categories
Health Care
Number of positions
130
Job location
Saarland, Bayern, Hannover, Baden-Württemberg
Views
27164
FTESË PËR APLIKIM: PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER (PFLEGEFACHKRAFT)_19.05.2023
APPK, këtë vit është zgjeruar edhe më tutje me rrjetin e partnerëve në Gjermani, në porosi të të cilëve shpallë:
FTESËN PËR APLIKIM PËR 130 VENDE TE HAPURA PËR AUSBILDUNG
- Pjesa e përgjithshme:
- Përzgjedhja e kandidatëve bëhet përgjatë intervalit kohorë 01.06.-07.07.2023 (Aplikimi, Takimet informuese, Bisedat prezantuese...).
- Fillimi i programit 1-vjeçar në Kosovë, për kandidatët e përzgjedhur, 17.07.2023 - 30.06.2024.
- Shkuarja në Gjermani dhe fillimi i programit AUSBILDUNG nga muaji Gusht - Shtator 2024.
- Çfarë kërkohet nga Aplikuesi:
- Të keni të përfunduar apo jeni në përfundim të Shkollës së Mesme (Mjekësi, Gjimnaz apo edhe çfarëdo drejtimi tjetër).
- Gjatë procesit të aplikimit dhe përzgjedhjes të demonstroni se posedoni afinitet në fushën sociale apo shoqërore, si dhe jeni të gatshëm dhe shumë të motivuar për vijimin e programit AUSBILDUNG 3-vjeçar në Gjermani në profesionin “PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER (PFLEGEFACHKRAFT)”.
- Të jeni të gatshëm të mësoni dhe të bashkë-investoni në mësimin e gjuhës Gjermane.
- Çfarë i ofrohet Aplikuesit:
- Mësimi i gjuhës Gjermane në APPK deri në nivelin B2, i domosdoshëm për të vijuar programin AUSBILDUNG në Gjermani. Kostoja e mësimit të gjuhës mbulohet fillimisht nga kandidati me një bashkëfinancim nga ana e programit deri në 60%.
- Ata të cilët kanë njohuri paraprake, dhe posedojnë Certifikatën nga një institucion i pranuar ndërkombëtarisht, nuk kanë nevojë t’i përsërisin nivelet e përfunduara por vazhdojnë me nivele tjera.
- Përkrahje përgjatë tërë programit 1-vjeçar të përgatitjes në Kosovë, ashtu që i tërë procesi dhe përkrahja, si: Përkthimi i dokumenteve, Taksa e vizës, Hospitimi, Kostoja e fluturimit të parë, organizohen dhe mbulohen financiarisht nga programi.
- Hospitimi 2-javor në Gjermani, një formë shtesë nga ky vit, gjatë muajit Prill 2024, i organizuar dhe financuar nga Programi AUSBILDUNG.
- Vijimi 3-vjeçar i programit AUSBILDUNG në Gjermani, me ç‘rast mbulimi i shpenzimeve të jetesës dhe shkollimit bëhet nga të ardhurat mujore, të cilat i takojnë kandidatit sipas normave dhe ligjeve të aplikuara në Gjermani.
- Pas përfundimit të programit AUSBILDUNG, kandidati është i lirë të vendosë për të ardhmen e tij, si: mundësi punësimi të përhershëm në Gjermani apo kthimi në Kosovë, pra sipas dëshirës, që do të thotë se nuk ka përkufizime/kushtëzime nga programi AUSBILDUNG.
- E veçanta: Në këtë vit, APPK bazuar në rregulloret e saj, ndanë 5 BURSA, vlera e së cilës mbulon të gjithë koston e vetëfinancimit të kandidatit gjatë programit përgatitor 1-vjeçar në Kosovë. Secili kandidat i pranuar në program do ketë të drejtën e aplikimit për këto bursa.
Shënime të veçanta:
- Të gjithë kandidatët, të cilët kanë vendosur të regjistrojnë Infermierinë - Nivelin Bachelor në Kosovë, me synim që pas përfundimit të studimeve të shkojnë në Gjermani për të ushtruar këtë profesion, ju duhen:
- 3 vite studim dhe financim në Kosovë,
- 1 vit mësimi i gjuhës Gjermane deri në nivelin B2 në Kosovë,
- 1 vit përfundimi i licencimit në Kosovë, si dhe
- 1 vit në Gjermani për ta bërë njohjen e kualifikimit.
pra 6 vite deri sa të arrihet titulli “Infermier i diplomuar në Gjermani”.
Programi AUSBILDUNG e ofron mundësinë e marrjes së titullit të njëjtë “Infermier i diplomuar në Gjermani”:
- 1 vit mësim i gjuhës Gjermane në Kosovë - deri në nivelin B2,
- 3 vite tjera të programit Ausbildung në Gjermani – me të gjitha shpenzimet e mbuluara nga programi AUSBILDUNG.
pra 4 vite deri sa të arrihet titulli “Infermier i diplomuar në Gjermani”, pa financime shtesë.
- Liberalizimi i vizave që pritet të bëhet në fillim të vitit 2024, e ka hap edhe një mundësi shumë të mirë që të gjithë kandidatëve që pranohen në program dhe arrijnë të mësojnë gjuhën Gjermane deri në nivelin B1, do të ju mundësohet një hospitim dy javor në Gjermani, në muajin Prill 2024, pa asnjë kosto financiare. Shkuarja në Gjermani, në programin AUSBILDUNG, në Shtator 2024, bëhet sërish përmes procesit të vizave (liberalizimi i vizave ofron mundësin e shkuarjes në Gjermani pa viza vetëm për çështje turistike) kurse të gjitha shkuarjet tjera (për Punë, Ausbildung, Studim...) bëhen sërish përmes proceseve të vizave, procese të cilat realizohen në tërësi me përkrahje nga programi AUSBILDUNG dhe pa asnjë kosto financiare.
- Forma e aplikimit:
Në pikat vijuese, gjeni të gjitha instruksionet për aplikim:
- Aplikimi behët vetëm përmes formës Online.
- Aplikimi mundësohet përmes një e-mail në konton “gmail”, prandaj të gjithë ata të cilët për momentin nuk posedojnë një e-mail në konton gmail, atëherë le ta hapin një të tillë.
- Aplikimi bëhet nga data 19.05.2023 dhe mbetët i hapur deri me 07.06.2023, në ora 17:00.
- Para se të hapni linkun, ju lutem i skanoni disa dokumente të cilat do të kërkohen të ia bashkëngjitni aplikimit elektronik, pra thjesht i bëni gati dhe i ruani në kompjuterin Tuaj, si në vijim:
- Diplomën e shkollës se mesme: Ata të cilët akoma nuk e kanë marrë, le të përgatisin një shkresë sqaruese, në një format A4, të plotësuar me kompjuter apo me dorë, se kur pritet ta marrin diplomën dhe pikërisht këtë shkresë e skanoni dhe i bashkëngjitni aplikimit tek vendi i kërkuar për Diplomë.
- Dëftesën e klasës 12: Ata të gjeneratës se sivjetme, të cilët eventualisht nuk e kanë marrë akoma, le të ia bashkëngjisin dëftesën e klasës se 11-të nga viti shkollor 2021/2022.
- Një foto: të formatit të ngjashëm me të pasaportës - mund ta bëni edhe vetë me telefon.
- Secilit që aplikon, do t’i mundësohet të marrë pjesë në takimet informuese që organizohen me 09.06. dhe 10.06.2023. Për kohën e saktë do të informoheni përmes e-mailit tuaj që e keni në aplikim. Në takimet informuese, do të informoheni edhe me detajisht rreth kërkesës dhe ofertës se programit AUSBILDUNG. Pjesëmarrja në takimet informuese është e obliguar dhe është njëri prej parakushteve për t’u kualifikuar më tutje.
- Gjithashtu, para se të hapni linkun e aplikimit, vlerësojmë se shumicës i intereson se në cilën Republikë të Gjermanisë janë të hapura vendet AUSBILDUNG përmes Programeve të APPK-së. Kushtet e programit AUSBILDUNG janë 100% të njëjta tek të gjitha Programet, por kjo informatë me tepër ju intereson kandidatëve të cilët e kanë ndonjë të afërm në atë Republikë dhe nga ky këndvështrim ju intereson vendi i AUSBILDUNG. Në njërën pikë të aplikimit ju do keni mundësin të zgjidhni Emrin e Programit. Natyrisht për ata të cilët vendi nuk ka rëndësi, do të përzgjedhin “Tjetër”. Për të parë se si janë të shpërndarë programet AUSBILDUNG kliko KËTU
- Në momenti e parë që e hapni linkun, ju sugjerojmë që secilën pikë të aplikimit, fillimisht e lexoni me vëmendje të shtuar, e analizoni se çfarë po kërkohet nga ju dhe e plotësoni sa më saktë me fjalët dhe bindjet e juaja.
- Për çdo paqartësi eventuale, ju lutem na kontaktoni në info@appk.org apo +38344507628.
- Aplikimi mundësohet duke klikuar në linkun: https://forms.gle/HFGiPGACEsWQ4BKQ6
Shumë suksese dhe mirëpresim aplikimin tuaj!