Zyra Ligjore e Avokates, MARIGONA I. GASHI me seli ne Rr. “Gjergj Fishta” nr. 38, Lipjan, shpall konkurs pune për këto pozita:
- ZYRTAR/E LIGJOR/E (1 pozite), dhe
- PRAKTIKANT/E (1 pozite)
- Detyrat e Punës për Zyrtar/e Ligjor/e:
- Harton akte juridike nga veprimtaria e Zyrës së Avokatisë;
- Bën hulumtime dhe analiza e lëndëve të caktuara dhe identifikon opsionet ose çështjet për shqyrtim;
- Asiston në përfaqësime ligjore ne gjykatat e Republikës se Kosovë ose institucione tjera shtetërore;
- Bënë pranimin-dorëzimin e parashtresave, sistemon dosjet, mbanë kalendarin për seancat gjyqësore dhe përcjellë afatet ligjore për përgatitjen e shkresave- seancave;
- Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen nga avokati –mbikëqyrësi.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diploma ne Fakultetin Juridik, niveli Bachelor ose Master ( Moduli Civil)
- 1 vit përvojë pune profesionale
Njohuritë/ Shkathtësitë e nevojshme
- Të ketë nivel të lartë profesional dhe integritet personal;
- T’i njohë mirë ligjet e aplikueshme bazike nga e drejta civile;
- Aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të shkresave ligjore në gjuhën shqipe;
- Shkathtësi të avancuara komunikuese me klientet;
- Aftësi që t’i përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës;
- Njohuri në Microsoft Office (Word, Excel, Outlook etj);
- Te respektoj Kodin e Etikes se Odes se Avokateve.
- Detyrat e Punës për Praktikantin/Praktikanten:
- Asiston në hartimin e akteve juridike nga veprimtaria e Zyrës së Avokatisë
- Ndihmon në pranimin-dorëzimin e parashtresave, sistemimin e dosjeve, mbajtjen e kalendarit për seancat gjyqësore;
- Kryen punë dhe detyra tjera sipas nevojave te zyrës ne koordinim me avokatin dhe zyrtarin ligjore;
Kualifikimet e kërkuara:
- Student i vitit të tretë apo absolvent/e në Fakultetin Juridik
Njohuritë/Shkathtësitë
- Aftësi që t’i përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës;
- I/e gatshëm/e që të punoj si pjesë e ekipit;
- Njohuri në Microsoft Office (Word, Excel, Outlook);
- Entuziast për avancim dhe ngritje profesionale ne karriere;
- Të ketë dëshirë dhe interesim për të mësuar gjëra të reja;
- Aftësi të shkëlqyera të shkruarit dhe komunikimit verbale
Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e cila duhet ti ketë të bashkangjitura dokumentet për përgatitjen profesionale, përvojën e punës, dhe një letër motivimi.
Aplikacionet dergohen ne e-mail adresën: marigonagashi.law@gmail.com
Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet sipas përshkrimit të pozitës ftohen në intervistë.
Konkursi është i hapur deri më datën: 26.05.2023.