TERMAT E REFERENCËS | ||||||||||||||||
Ekspert lokal për hartimin e Planit të Veprimit (2025-2028) në nivel lokal për përfshirje dhe mbrojtje sociale | ||||||||||||||||
Projekti: “Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë", në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER). | ||||||||||||||||
Vendi: Prishtinë | ||||||||||||||||
Raporton tek: Menaxheri i Programit | ||||||||||||||||
Datë: Maj - Tetor, 2025 (15 ditë pune) | ||||||||||||||||
| ||||||||||||||||
Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (në tekstin e mëtejmë TdhK) është një organizatë joqeveritare që punon vazhdimisht në forcimin e sistemit kombëtar dhe lokal të mbrojtjes së fëmijëve, për të siguruar ofrim cilësor të shërbimeve duke përfshirë përfshirjen e grupeve të margjinalizuara shoqërore. Fushat e ekspertizës variojnë nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm, familjen dhe komunitetet e tyre deri te fuqizimi i politikave dhe institucioneve lokale, rajonale, deri te forcimi i politikave dhe institucioneve në nivel kombëtar, me synimin e ofrimit të shërbimeve të ndjeshme ndaj fëmijëve përmes strukturave, politikave, standardeve të përshtatshme, buxhetimit dhe procedurave. TdhK ka tre programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e Fëmijëve 2) Migrimi dhe Antitrafikimi dhe 3) Drejtësia për të Mitur. Në të njëjtën kohë, TdhK përmes programeve të saj mbështet institucionet në forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve përmes:
| ||||||||||||||||
| ||||||||||||||||
Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë është duke zbatuar projektin "Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë", në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER). Qëllimi i përgjithshëm i konsorciumit dhe vizioni është një shoqëri multi etnike dhe multi kulturore në Kosovë, ku pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian trajtohen si të barabartë nga shteti dhe nga shoqëria, ku kanë qasje dhe mundësi të barabarta sikur të gjithë qytetarët e tjerë dhe ku romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët njohin të drejtat dhe detyrat e tyre. Përmes një sërë veprimesh avokuese, konsorciumi ka ndikuar në ndërtimin e kornizës ligjore dhe politikat e Qeverisë dhe ka ndikuar në marrjen e vendimeve që kanë avancuar përfshirjen sociale të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Duke mobilizuar bashkëpunëtorët në nivel lokal dhe nacional, konsorciumi krijoi me sukses sinergjinë e nevojshme për të rritur dhe avancuar politikat dhe integrimin institucional të intervenimeve që tashmë ishin testuar dhe zbatuar me sukses. Përmes Ligjit për Skemën e Ndihmës Sociale, synohet të mirëmbahet dhe forcohet rrjeti i sigurisë sociale në Kosovë për të reduktuar varfërinë dhe për të inkurajuar punësimin. Ky ligj ka për qëllim të promovojë përfshirjen dhe barazinë, si dhe të eliminojë diskriminimin. Qeveria e Kosoovës ka zhvilluar dhe synon avancimin e mëtutjeshem të politikave dhe programeve sociale, duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare për skemat dhe politikat sociale, duke prioritizuar skemat e mbështetjes financiare - me qëllim sigurimin e mirëqenies sociale të fëmijëve, familjeve, grupeve të cenueshme, dhe qytetarëve, si dhe rritjen e mirëqenies për fëmijët dhe familjet në nevojë. Objektivi i shërbimit Ministria përkatëse ka përgjegjësinë e përgjithshme për planifikimin dhe organizimin e mirëqenies sociale, niveli lokali është përgjegjës për ofrimin e tyre tek përfituesit, duke luajtur kështu një rol kyc në sigurimin e mirëqenies dhe sigurisë së fëmijëve, duke përfshirë edhe grupet e tjera të cenueshme. Për këtë arsye, Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (TdhK) do të kontraktojë një ekspert lokal i/e cila ka kapacitete njerëzore, etike, profesionale dhe teknike për hartimin e Planit të Veprimit (2025-2028) në nivel lokal në fushën e përfshirjes dhe mbrojtjes sociale. Duke pasur parasysh kompleksitetin dhe natyrën e rëndësishme të mirëqenies sociale, është e domosdoshme të zhvillohet një plan veprimi që të jetë sa më i plotë dhe gjithëpërfshirës, i cili kërkon pjesëmarrjen aktive dhe bashkëpunimin e të gjithë akterëve përkatës. Eksperti do të ofrojë ekspertizë të thellë dhe do të lehtësojë procesin, duke siguruar që plani i veprimit të adresojë parandalimin, zvogëlimin dhe eliminimin e cenueshmërive ekonomike dhe sociale nga varfëria në komunën e përzgjedhur. | ||||||||||||||||
PËRSHKRIMI I PUNËS: | ||||||||||||||||
| ||||||||||||||||
| ||||||||||||||||
Në bashkëpunim të ngushtë me TdhK dhe partnerët, eksperti/ja do të kenë përgjegjësitë në vijim:
| ||||||||||||||||
| ||||||||||||||||
Detyra është paraparë të kryhet brenda 15 ditëve të punës brenda periudhës nga muaji maj – tetor, 2025.
* Datat vendosen pas një marrëveshjeje të ndërsjellë midis Ekspertit/Ekspertes, partnerëve, dhe Terre des hommes në Kosovë. | ||||||||||||||||
| ||||||||||||||||
| ||||||||||||||||
Si të aplikoni? Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në kos.application@tdh.org
Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga 25 prill deri më 8 maj, në orën 17:00. Ju lutemi shkruani “Ekspert lokal për hartimin e Planit të Veprimit në nivel lokal për përfshirje dhe mbrojtje sociale” në subjekt të email-it. Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve: Të zotohet për të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së d.uke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurimit dhe Rregullorën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave. Për shkak të numrit të madh të aplikimeve, TdhK nuk mund t'i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen. |
Numri i pozitave:
0Lokacioni:
PrishtinëKategoritë:
Të tjeraData e përfundimit:
08-05-2025Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.
📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...
📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...