Agjent/e i/e Shitjes
Agrobutrinti Prishtinë

Shpallje Pune: Agjent/e i/e Shitjes

Kompania Agrobutrinti, një lider në fushën e perpunimit, prodhimit dhe montimit të dyerve, dritareve nga alumini, si dhe perpunimit, prodhimit dhe montimit të xhamit, është në kërkim të një “Agjent/e i/e shitjes” të përkushtuar dhe të motivuar për të përmirësuar dhe zgjeruar tregun tonë. Ne jemi një ekip i pasionuar i profesionistëve të fushës dhe kërkojmë një person të cilin i motivon sfida të reja dhe të ketë një vizion për suksesin.

Për më shumë rreth kompanisë, vizitoni www.agrobutrinti.com.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Identifikimi i mundësive të reja biznesi dhe zhvillimi i marrëdhënieve të klientëve.
  • Këshillimi i klientëve në zgjedhjen e produkteve dhe shërbimeve të përshtatshme sipas nevojave të tyre.
  • Krijimi dhe menaxhimi i një portofoli të klientëve të rregullt, si dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira me ta.
  • Përgatitja dhe prezantimi i ofertave komerciale për klientët potencialë.
  • Bashkëpunimi ngushtë me ekipet e prodhimit dhe montimit për sigurimin e kualitetit dhe shpërndarjes së produktit në kohë.
  • Rraportimi i redaktuar i aktiviteteve të shitjes dhe arritjeve të ndërmarrjes në menaxhimin e lartë.

Kualifikimet:

  • Përvojë pune në fushën e shitjeve, idealisht në sektorin e ndërtimit ose prodhimit të dyerve, dritareve nga alumini, ose xhamit.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negociimi.
  • Aftësi për të punuar si pjesë e ekipit dhe për të punuar në mënyrë të pavarur.
  • Aftësi organizimi dhe menaxhimi të kohës.
  • Dëshira për të arritur objektivat dhe për të punuar në një mjedis të sfidueshëm dhe dinamik.
  • Preferohet qe kandidati/ja të jetë me profesion Arkitekt/e ose Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë.

Ofrojmë:

  • Pagë konkurruese dhe shpërblime për performancë.
  • Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional.
  • Mjedis pune dinamik dhe motivues.
  • Mundësi për avancim në karrierë nëpër hierarkinë e kompanisë.

Nëse jeni një person energjik dhe ambicioz që është gati të marrë sfidën, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në adresën office@agrobutrinti.com

Afati i fundit për aplikim është (22.11.2023). Ju faleminderit për interesimin tuaj për të punuar në Agrobutrinti.

Agrobutrinti është një punëdhënës i barabartë i mundësive dhe inkurajon kandidatët e të gjitha origjinave të aplikojnë.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Ndërtimtari, Inxhinieri, Prodhimtari, Arkitekt
  • Përvojë:

    5+ vjet përvojë
  • Kualifikim:

    Bachelor
  • Data e përfundimit:

    22-11-2023
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

Yugen Trade
Teknik i specializuar për Ashens...

Të gjithë të interesuarit mund të na konta...

Ka skaduar Prishtinë
Samco Group
KRYEPUNËTOR (2), MJESHTËR NDËRTI...

KONKURS PUNE PËR PUNËTOR TË NDËRTIMIT- KRY...

26 Ditë Podujevë
Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo
Ftesë për kuotime: REALIZIMI I P...

TERMI I REFERENCËS (TOR) - REALIZIMI I PUN...

20 Ditë Fushë Kos...