Termat e Referencës (TOR) për shprehje të interesit me bashkepunëtorë.
Shprehje e interesit për bashkëpunëtorë. Numri i Referencës 01/2024 | Prishtinë,2024 |
Informacion i përgjithshëm:
Objektivi i përgjithshëm për projektin e Drejtësisë Sociale eshte: “Një shoqëri multietnike dhe multikulturore në Kosovë, ku romët, ashkalitë dhe egjiptianët trajtohen si të barabartë nga shteti dhe shoqëria, kane qasje në të njëjtat mundësi dhe sherbime si të gjithë të tjerët, dhe dijnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre dhe janë të autorizuar t'i ushtrojnë ato të drejta”. Vizioni i ketij projekti është një Kosovë ku burrat dhe gratë romë, ashkali dhe egjiptianë kanë një vend pune të denjitetshem si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, duke punuar me dinjitet për të siguruar te ardhura per familjet e tyre, kanë qasje dhe përdorin infrastrukturën publike cilësore dhe ku shërbimet janë të disponueshme dhe të casshme në nivel lokal; një Kosovë ku si rezultatet shëndetësore ashtu edhe jetëgjatësia e pjesetareve te komuniteteve janë duke u përmirësuar; dhe, një Kosovë ku gratë rome, ashkalike dhe egjiptiane janë më pak të shtypura dhe të nën-përfaqësuara në arsim dhe punësim dhe në sferat e tjera të jetës të jenë më të fuqizuara.
2. Arsyetimi i thirrjes:
Duke i pasur te njohura problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët e komuniteteve në Kosove, si dhe duke i vërejtur mundësitë të cilat nuk po ju ofrohen nga institucionet përkatese Organizata Zeri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianve shtrinë fushëveprimin e sajë në programe të ndryshme të cilat prekin objektivat kyçe për integrimin dhe barazinë e komuniteteve me të gjithë qytetarët e tjerër. Duke u nisur nga këto mangësi kyçe ose më mire të themi elementare të cilat duhet ti ofrohen të gjithë qytetarëve në menyrë të barabartë Organizata Zeri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjitptianve operon me Programin e Edukimit, Punësimit, Banimit, Fuqizimin e Gruas, Antigjipsizmin si dhe ndikimin në Politikat e vendit, me shpresën se do të arrijë të integrojë dhe ofrojë kushte më të mira për komunitetet.
3. Objektivat e thirrjes:
Qëllimi i përgjithshëm i projekteve në OJQ Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve, është synimi për një shoqëri me të vërtetë multi-etnike dhe multikulturore në Kosovë, prandaj per te arritur këtë synim organizata jonë organizon aktivitete të shumta të cilat konsistojnë në favorizim të ngritjes së kapaciteteve, vetëdijes profesionale, sesioneve informuese,rëndësisë së edukimit,punësimit, fuqizimit politik dhe pavarësisë së gruas, integrimit të komuniteteve të përmendura në shoqëri duke ju referuar barazisë në të gjitha sferat e jetës.
Në kuadër të këtyre projekteve është planifikuar realizimi i disa aktiviteteve gjatë vitit 2024 të cilat do ti ofrojnë organizatës një sërë opsionesh kreative dhe për ti realizuar këto aktivitete ne kemi nevojë për bashkëpunëtorë të fushave të ndryshme siç janë:
Trajner/Ekspert ;
Dokumentacioni i kërkuar /Kushtet për aplikim
Kushte të përgjithshme:
Mënyra e aplikimit:
Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës info@vorae.org deri më datë : 08/06/2024
Ju lutemi specifikoni ne subjekt titullin e aplikimit dhe Numrin e Referencës 01/2024!
Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kërkesës për bashkëpunim.
Subjekti i aplikimit | |
Emri i kompanisë/individit |
|
Adresa |
|
Emri i personit përgjegjës nga kompania |
|
Data e Aplikimit |
|
Kontakti (tel) |
|
Emali |
|
Nënshkrimi |
|
V.V
Numri i pozitave:
23Lokacioni:
PrishtinëKategoritë:
Arsim&EdukimData e përfundimit:
08-06-2024Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.
Mësimdhënës të gjuhëve të huaja (Fizikisht...