Company
KEP Trust
Categories
Bankë
Number of positions
1
Job location
Skenderaj
Views
1627
SHPALLJE PËR VEND PUNE
KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitës vijuese:
Zyrtar Mbështetës i Degës
Lokacioni: Skenderaj (Nr. ref: KEP 29/2023)
Raporton tek: Menaxheri i Degës
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Ofrimi i përkrahjes efektive në arritjen e objektivave të degës;
- Të sigurojë se vizitorët dhe klientët e KEP Trust asistohen dhe këshillohen në mënyrën e duhur;
- Ofrimi i shërbimit miqësor dhe profesional ndaj klientëve përgjatë procesimit të transaksioneve të klientëve;
- Disbursimi i kredive dhe pranimi i ripagesave te kesteve te kredise nga klientët;
- Ekzekutimi i pagesave dhe dëftesave të pagesës në para të gatshme;
- Regjistrimi i parave të gatshme të pranuara dhe të paguara me kujdes dhe vëmendje;
- Përgjegjës për bilancin e saktë të parave të gatshme në çdo moment.
- Siguron regjistrimin me kohë dhe të saktë të të dhënave të klientit nga forma e aplikacionit për kredi dhe forma e analizës së kredisë, ndryshimet në detajet e kontaktit, numrat e telefonit etj. në databazat përkatëse të KEP Trust-it.
Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:
- Shkalla Universitare në Ekonomi apo edhe fushë tjetër, eshte e obliguar.
- Aftësi të mira kompjuterike dhe njohuri të programeve kompjuterike të Microsoft Office.
- Aftësi për të punuar në një ambient dinamik të punës dhe të jetë fleksibil;
- Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
- Leja e vozitjes e domosdoshme.
Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi
Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.
Afati i fundit për aplikim është 15 tetor 2023
Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!