THIRRJE PUBLIKE PËR PUNË PRAKTIKE NË KUADËR TË MASËS 1.4
Qëllimi
Në kuadër të realizimit të masave konkrete të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ofron mbështetje për punë praktike për 100 (njëqind) të rinj, për gjashtë (6) muaj në Qendrat për Punë Sociale, Qendrat Rezidenciale për të moshuar dhe aftësi të kufizuara në Kosovë, si dhe në OJQ-të e licencuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
Vlera e mbështetjes financiare
Vlera e mbështetjes financiare për të rinjtë cilët angazhohen si praktikantë është 170 Euro (njëqind e shtatëdhjetë euro) në muaj.
Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësohen
Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë:
Dokumentet e nevojshme dhe mënyra e aplikimit
Aplikacionet duhet të dërgohen përmes postës elektronike masa1.4@rks-gov.net dhe të përmbajnë dokumentacionin në vijim:
Afati i fundit për aplikim është 11 Nëntor 2022.
Procesi i përzgjedhjes
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të themelojë një Komision i cili shqyrton aplikimet dhe krijon një listë finale të kualifikuarve për punë praktike. Nëse vlerësohet e nevojshme, Komisioni do të zhvillojë intervista me kandidatët për të përzgjedhur studentët e kualifikuar për fillimin e punës praktike, bazuar në kriteret e specifikuara me këtë vendim.
Palët e interesuara mund të kërkojnë sqarime shtesë për këtë thirrje publike nëpërmjet e-mail adresës masa1.4@rks-gov.net.
Numri i pozitave:
100Lokacioni:
PrishtinëKategoritë:
Institucione PublikeData e përfundimit:
11-11-2022