Kërkesë për Shprehje Interesi
Data: 26 Dhjetor 2023 Shteti: Kosova
ID e projektit: P171098
Emri i Kredisë së Bankës Botërore:Projekti për Reformëne Sistemit të Asistencës Socialetë Kosovës (SAS)
Konsulent Lokal për të mbështetur aktivizimin e përfituesve të SAS- it në tregun e punës
Prapavija
Qeveria e Kosovëska iniciuar procesine reformimit të skemës së asistencës socialetë synuar ndajvarfërisë (SAS) pas ratifikimit të Ligjit 08/L-176 në të cilin parashihet reforma e skemës së ndihmës sociale në Kosovë. Paralelisht, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hartuar dhe së shpejti do të pilotojë një mjet të ri për identifikimin e personave që janë të varfër dhe që kualifikohen për ndihmë sociale. Reformat në vazhdim do të përmirësojnë metodën aktuale të ndërveprimit ndërmjet Qendrave për Punë Sociale(QPS), përgjegjëse për shpërndarjen e pagesave me para, si dhe Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), përgjegjëse përkoordinimin e shërbimeve të punësimit për përfituesit e SAS. Ligji i ri i SAS do të përfshijë ndryshimenë (i) modelin e përfitimeve që do të inkurajojë përfituesit për të marrëpjesë në tregune punës dhe (ii) do të ripërcaktojë grupin e synuar të masave të aktivizimit dhe detyrimet reciproketë përfshira. Kjo reformë do të shoqërohet me përpjekje shtesë për të mbështetur integrimin e përfituesve të SAS në tregun e punës. Në kombinim, këta faktorë do të rrisin kërkesën për shërbimete ofruara nga APRK-ja dhe do të kërkojnë një koordinim
të përmirësuar ndërmjetQPS- ve dhe APRK-së.
APRK aktualisht ofron një portofol tipik të programeve aktive të tregut të punës. Ngarkesa e rasteve është shumë e lartë pasi çdo këshilltar punësimi është përgjegjës për më shumë se 1000 punëkërkues të regjistruar. Të kushtëzuara nga disponueshmëria e fondeve të përbashkëta ndërmjet MFPT-së dhe partnerëve ndërkombëtarë, punëkërkuesit e regjistruar janë aktualisht në gjendje të përfitojnë nga Masat Aktive të Tregut të Punës (MATP) si trajnimi profesional, trajnimi në punë, një program praktike, një program vetëpunësimi, një subvencion page, punët publike dhe një program sipërmarrjeje.
Duke marrë parasysh numrin e lartë të punëkërkuesve,Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), në koordinim me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK)-në, dëshiron të bashkëpunojë me ofruesit jopublikë për ofrimin e shërbimeve të punësimit. Kosova ka një numër të konsiderueshëm të ofruesve jo publikë; shumica janë organizata joqeveritare që ofrojnë programetë fokusuara në sipërmarrje ose trajnime për shkathtësi dhe kanë përvojë në shërbim të grupeve të pa favorizuara, si të rinjtë, gratë, popullsitë etnike dhe personat me aftësi të kufizuara.
Në Evropë, angazhiminë partneritete me ofrues jopublikëpër të përmirësuar mbulimin, cilësinëdhe efikasitetin është bërë praktikë e zakonshme për agjencitë publike të punësimit, pasi kompleksiteti i tregut të punës po rritet. Si bashkëpunimi ashtu edhe kontraktimi me autoritetet jopublike dhe organizatat joqeveritare
mund të rrisë mbulimin dhe të përmirësojë edhe më tutje cilësinë e ofrimit të shërbimeve të APRK-së.
Përshkrimi i angazhimit
Ky angazhim është nën Projektin e Reformës së Asistencës Sociale të zbatuar nga Departamenti për Politikat Sociale dhe Familjen (DPSF) që ndodhet në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve. Objektivi i projektit është të përmirësojë barazinë dhe përshtatshmërinë e rrjetit të sigurisë sociale të Kosovës. Për të ri integruar përfituesit e ndihmës sociale në tregun e punës, nënkomponenti 1.2 përfshin aktivitetet që do të zbatohen në dy faza: 1) hartimi i një manuali të detajuar aktivizimi për të informuar hartimin e mbështetjes gjithëpërfshirëse të aktivizimit për përfituesit e kualifikuar të SAS; 2) mbështetje për zbatimin dhe monitorimin e një piloti siç përcaktohet në manualin e aktivizimit. Këto Terma të Referencës i referohen të dyja fazave të aktiviteteve.
Fushëveprimi
Synimi primar është ofrimi i ndihmës mbështetëse për APRK-në dhe konsulentin ndërkombëtar për integrimin e përfituesve të ndihmës sociale në tregun e punës. Fokusi do të jetë në zbatimin e një programi pilot që shfrytëzon shërbimet e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK) si mbështetje parësore për përfituesit, ndërkohë që kontrakton shërbimet jashtë APRK. Konsulenti vendor, me një rol mbështetës, do të bashkëpunojë ngushtë me konsulentin ndërkombëtar për të kontribuar në një sërë rezultatesh që përshkruajnë veprimet e nevojshme për aktivizimin e përfituesve të ndihmës sociale dhe pilotimin e këtyre veprimeve me APRK-në.
Rezultatet
Rezultati 1: Vlerësimi dhe Opsionet e Dizajnit për Mbështetje
Rezultati 2: Mbështetje në Manualin e Aktivizimit
Rezultati 3. Plani i Zbatimit të Pilotit
Rezultati 4. Mbështetje për APRK-në për hartimindhe zbatimin e MATP për përfituesit e SAS
Rezultatet
Të gjitha dorëzimet e mëposhtme do të hartohen në bashkëpunim me një konsulent ndërkombëtar,
megjithëse përgjegjësia përfundimtare e dorëzimitdo të jetë mbi konsulentin e punësuar si pjesë e
kësaj kontrate.
Rezultatet do të konsiderohen si pikë që duhet të arrihen gjatë angazhimit paralelisht me mbështetjen për APRK-në nën rezultatin 4.
Nr. | Raporti | Afati kohor (pas nënshkrimit të kontratës) |
1 | Opsionet e vlerësimit dhe projektimit përpilotin e aktivizimit | 4 javë |
2 | Draft Manualii Aktivizimit me të dhënatminimale të kërkuara sipas fushës së mësipërme të punës. | 10 javë |
3 | Manualipërfundimtar i aktivizimit pa asnjë kundërshtim nga ekipi i Bankës Botërore. | 14 javë |
4 | Plani i zbatimit të pilotit dhe raporti i trajnimeve | 14 javë |
Orari i pagesave
Konsulenti vendor dotë angazhohet me kohë të plotë për një periudhë prej 24 muajsh në mbështetje të NJKP dhe APRK në hartimin dhe zbatimin e MATP për përfituesit e SAS. Pagesat do të bëhen çdo muaj në bazë të raporteve mujore që i ofrohen NJKP-së.
Kualifikimet
Raportimi dhe afati kohor:
Konsulentët e interesuar duhet të ofrojnëinformacion që tregon se ata kanë kualifikimet e kërkuara dhe përvojën përkatëse për të kryer shërbimet.
Kriteret e vlerësimit janë:
Përshkrimi | Pikët |
Kualifikimet e konsulentit | 40 pikë |
Përvojë dhenjohuri në detyratë ngjashme | 60 pikë |
Vëmendja e Konsulentëve të interesuar tërhiqettek Seksioni VII, paragrafët, 7.34, 7.35, 7.36 dhe
7.37 të “Rregulloreve të Prokurimit për Huamarrësit IPF” të BankësBotërore korrik 2016 (“Rregulloret e prokurimit”), që përcakton politikën e Bankës Botërore për konfliktin e interesit.
Konsulenti do të zgjidhet në përputhje me metodën e Konsulentit Individual (IC) në marrëveshjet
e mësipërme të Marrëveshjes Kornizetë përshkruara në Rregulloret e Prokurimit dhe duke ndjekurkriteret e vlerësimit të përmendura më sipër.
Informacione të mëtejshme mund të merrennë adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës, pra nga ora 08:00 deri në 16:00.
Shprehjet e interesit duhet të dorëzohen në version elektronik në adresën e mëposhtme (me e-mail) me subject line “emri&mbiemri_Kerkese per shprehje te interestit per Konsulent Lokal për të mbështetur aktivizimin e përfituesve të SAS” deri të Premten, 19 Janar 2024 deri në orën 16:00, dhe duhet të përfshijnë:
Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Socialetë Kosovës (SAS)Njësia e Koordinimit të Projektit – NJKP
Rruga UÇK, Nr.1,Qafa, 10 000 Prishtinë, Kosovë
E-mail: procurement.SAS@rks-gov.net
Numri i pozitave:
1Lokacioni:
PrishtinëKategoritë:
Të tjeraData e përfundimit:
19-01-2024Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.
📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...
📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...