Ndihmës Depoist, Depoist

Korporata ALPINA ICE CREAM SH.P.K është përfaqësuese e brendit te akulloreve Neho në Kosovë, lokacion i shitjes ne Magjistralen Prishtine-Ferizaj km 5, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, me qëllim të plotësimit të vendit të punës me datë 21.07 maj 2025, shpall këtë:

K O N K U R S

Për pozitën:

1. Ndihmës Depoist – Një pozitë (1);

2. Depoist – Një pozitë (1).

Vendi i Punës: Prishtinë;

Detyrat kryesore:

Pozita: Ndihmës Depoist

  • Ndihmon në pranimin dhe vendosjen e mallrave në depo dhe mbajten e evidencave gjegjëse;
  • Asiston në organizimin, rregullimin e depos sipas planit, si dhe organizimin dhe mirëmbajtjen e stokut në depo;
  • Asiston ne mbajtjen e dokumentacionit të pranimeve, daljeve, kthimeve të mallrave;
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrës.

Pozita: Depoist

  • Përgjegjës për trajtimin dhe dorëzimin e dokumenteve pranë institucioneve përkatëse;
  • Përgjegjës për mbajtjen e inventarit të korporatës dhe sigurimin e furnizimeve të zyrave;
  • Organizimi dhe planifikimi i nevojave për rifurnizim të materialeve dhe pajisjeve të nevojshme për aktivitetet e përditshme;
  • Kryerja e procedurave të mirëmbajtjes për automjetet dhe pajisjet e zyrës, sipas udhëzimeve të brendshme;
  • Ndihma në zhvillimin dhe implementimin e politikave të brendshme dhe procedurave operacionale;
  • Ndihmon në organizimin e aktiviteteve të ndryshme dhe siguron që ato të kryhen sipas planifikimeve të paracaktuara;
  • Mbikëqyr zhvillimin e projekteve dhe dorëzimin e projekteve të caktuara nga departamentet e ndryshme;
  • Përgatitja dhe dorëzimi i raporteve për aktivitetet e përditshme dhe ecurinë e punës;
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrës.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
  • Të ketë minimalisht 6 muaj eksperiencë në të njëjtin profil pune (pozita 1);
  • Të ketë minimalisht 6 muaj eksperiencë në të njëjtin profil pune (pozita 2);
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative, saktësi dhe vëmendje në detaje;
  • Menaxhues i mirë i kohës, planifikimit dhe caktimit te prioriteteve;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

Ne ofrojmë:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.

Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:
duke derguar CV-në dhe deshmitë mbi pervojen tuaj ne adresen elektronike info@alpina-kos.com te plotesuar ne poziten per te cilen aplikoni

Job Information
  • Numri i pozitave:

    2
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Depo
  • Data e përfundimit:

    21-08-2025
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

ELKOS
Vozitës - Kategoria "C" (2), Pun...

Email: apliko@elkosgroup.com

2 Ditë Prishtinë
Banja e Kllokotit
Vende Pune (110)

KONKURS PUNEPërshkrimi i Kompanisë:Spitali...

3 Ditë Kllokot
BEK FLUIDS L.L.C
Depoist/e

Email: bekfluidsllc@gmail.com

6 Ditë Fushë Kos...