FTESË PËR APLIKIM
VOZITËS AUTOBUSI NË GJERMANI - 10 POZITA
Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë – APPKdhe Akademia CEB nga Republika Saarland - Gjermani, vazhdojnë bashkëpunimin me projektin më te ri: Rikualifikimi EG3 për Vozitës Autobusi.
- Punëdhënësi: Komuna Trier (Republika Reinland-Pfalz),
- Vendi i Punës: Vozitës Autobusi për Transport Publik në Komunën Trier.
Nëse:
- Jeni të diplomuar në një shkollë të mesme;
- Posedoni Lejen e vozitjes, kategoria D (Veni re: Kategoritë C, CE apo DE, nuk duhet të jenë të poseduara për këte aplikim, pra vetëm B dhe D).
- Jeni të gatshëm të mësoni gjuhën gjermane në Kosovë (APPK), për rreth 8 muaj, deri në Nivelin B1+;
- Të gatshëm dhe shumë të motivuar për të vijuar një Rikualifikim 6 mujor në Gjermani për Vozitës Autobusi - Kategoria D , me licencim përfundimtar në Gjermani.
- Të moshës 26-38 vjeç
Ju ofrohet:
- Mësimi i gjuhës gjermane dhe certifikimi, deri në nivelin B1, si parakushti kryesor për vijimin e Rikualifikimit, me kosto të formës së bashkëfinancimit me programin 55% kandidati, 45% Programi
- Përcjellja e tërësishme e aktiviteteve programore para shkuarjes në Gjermani, pa asnjë kosto shtesë;
- Ndjekja e programit të kualifikimit 6 mujor, përgjatë se cilit merret një rrogë mujore si ndihmës i vozitësit dhe përfundon me titullin kualifikues: Vozitës Autobusi- Kategoria D.
- Mundësi punësimi e përhershëm në Gjermani (pas mbarimit të suksesshëm të rikualifikimit 6 mujor) tek ndërmarrja komunale e transportit publik në komunën Trier.
Ftesa i përmban kushtet kryesore për aplikim, kurse Aplikuesit që i plotësojnë kushtet e definuara në këte ftesë, do të marrin nga APPK (përmes e-mailit), programin me informacione edhe më të detajuara.
Të interesuarit mund të aplikojnë në formën online, përmes linkut: https://forms.gle/2TqSLVS3749Hm9Kb6, më së largu deri me 25.01.2023.
Nëse ju duhet ndonjë informacion shtesë, ju lutem na shkruani në aplikimet.appk@gmail.com
E mirëpresim aplikimin Tuaj
APPK