Koordinator për amortizim dhe shlyerje (1 pozitë)
Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:
Bartësi i vendit të punës është përgjegjës në implementimin SNRF-ve (Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar) për trajtimin e aseteve afatgjata dhe njohjen e shpenzimeve të zhvlerësimit. Përgjegjës për implementimin e rregulloreve dhe procedurave të brendshme dhe legjislacionin tatimor në vend për sa i përket trajtimit të aseteve afatgjata dhe zhvlerësimit të tyre. Eshtë përgjegjës për llogaritjen, kontrollimin dhe raportimin e shpenzimeve të zhvlerësimit për asetet e Korporatës.
Detyrat primare përfshijnë:
Përgjegjës për llogaritjen e zhvlerësimit të aseteve afatgjata, përgjegjës për verifikimin dhe përshtatshmërinë e jetëgjatësisë së aseteve afatgjata, përgjegjës për implementimin e standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar që ndërlidhen me pasurinë afatgjate. Jep udhëzime dhe ndihmon punëtorët për cështjet që kanë të bëjnë me respektimin e Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar. Jep udhëzime dhe ndihmon punëtorët rreth evidencave kontabël dhe evidencave analitike. Jep udhëzime dhe ndihmon punëtorët rreth mënyrës së kontimeve dhe kategorizimit të aseteve. Jep udhëzime rreth konvertave për llogaritjen e amortizimit. Jep udhëzime dhe ndihmon punëtorët rreth regjistrimeve fizike dhe barazimeve me komisionet për regjistrime. Kujdeset për respektimin e procedurave të mjeteve themelore nga ana e punëtorëve. Raporton sipas formave të Raportimit për Kompani dhe Administratë Tatimore. Kryem edhe punë të tjera sipas nevojës dhe sipas urdhrit të menaxherit. I përgjigjet Menaxherit të Departamentit.
Kërkesat profesionale/Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Niveli universitar në lëminë e Financa ose Kontabilitet (diplomë universitare)
- Minimum 2 vite përvojë në kontabilitet (referenca nga punëdhënësi dhe deklarata e trustit pensional)
- Njohja e punës me kompjuter në programe të kontabilitetit e domosdoshme (dëshmi referenca e punës)
- Njohja gjuhës angleze e domosdoshme në folur dhe shkruar
Nga kandidati\ja kërkohet të ketë njohuri të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, njohurit të kontabilitetit financiar tatimor, Aftësi profeisonale komunikuese me shkrim dhe në të folur, aftësi për punë ekipore dhe individuale, gatishmëri për të punuar me orar fleksibil. Përparësi do kenë kandidatët me titull kontabilist i certifikuar. Kandidatët që plotësojnë kriteret do ftohen në test me shkrim, me qëllim të vlerësimit të kriterit të njohjes së gjuhës angleze, një pjesë e testit me shkrim do jetë në gjuhën angleze.
Divizioni i Burimeve Njerëzore, fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitat e publikuara
Për hollësitë e mëtutjeshme për pozitat e lartëpërmendura shikoni në faqen e internetit të KEK-ut: www.kek-energy.com pastaj shkoni tek ikona Shpallje dhe mund ta shkarkoni aplikacionin për pozitën që dëshironi të aplikoni. Aplikacioni i plotësuar bashkë me të dhënat tjera dërgohet përmes aplikimit online në linkun për pozitën përkatëse. Të gjithë aplikuesit, së bashku me aplikacionin, obligohen të dorëzojnë një letër motivuese dhe dëshmitë për Kërkesat profesionale të kërkuara/Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara.
Vërejtje: Gjatë aplikimit duhet pasur kujdes që aplikacioni të jetë i kompletuar meqë për një pozitë pune mund të aplikohet vetëm një herë dhe për cdo dokument të kërkuar duhet të sillet dëshmia kur ju aplikoni (dëshminë mund ta sillni edhe përmes emailit bashkë me aplikacion) Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk do të pranohen ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen. Kontrata e punës për të punësuarin për pozitën e zgjedhur do të jetë 1 vjecare me mundësi vazhdimi ndërsa puna provuese 6 muaj. Aplikuesit e suksesshëm do të sistemohen në pozitat e lira sipas kërkesave nga Divizioni Financiar.
Shkarko Aplikacionin: KETU
Shkarko formularin per Aplikim: KETU
Apliko Online: KETU