TERMI I REFERENCËS (TOR) –BLERJA E PARCELËS NË LAGJËN 028 ose 029 NË FUSHË KOSOVË
Ftesë për kuotime : BLERJA E PARCELËS NË LAGJËN 028 OSE 029 NË FUSHË KOSOVË në kuadër të Projektit për Drejtësi Sociale për komunitetet Rom, Ashkalinjë dhe Egjiptian. | Prishtinë,2025 |
Informacion i përgjithshëm:
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.
Objektivi i përgjithshëm për projektin e Drejtësisë Sociale është “Një shoqërie multietnike dhe multikulturore në Kosovë, ku romët, ashkalitë dhe egjiptianët trajtohen si të barabartë nga shteti dhe shoqëria, kanë qasje në të njëjtat mundësi dhe shërbime si të gjithë të tjerët, dhe dijnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre dhe janë të autorizuar t'i ushtrojnë ato të drejta”.
Vizioni i këtij projekti është një Kosovë ku burrat dhe gratë romë, ashkali dhe egjiptianë kanë një vend pune të dinjitetshëm si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, duke punuar me dinjitet për të siguruar të ardhura për familjet e tyre, kanë qasje dhe përdorin infrastrukturën publike cilësore dhe ku shërbimet janë të disponueshme dhe të qasshme në nivel lokal; një Kosovë ku si rezultatet shëndetësore ashtu edhe jetëgjatësia e pjesëtarëve të komuniteteve janë duke u përmirësuar dhe një Kosovë ku gratë rome, ashkali dhe egjiptiane janë më pak të shtypura dhe të nën-përfaqësuara në arsim dhe punësim dhe në sferat e tjera të jetës janë më të fuqizuara.
2. Arsyetimi i thirrjës:
Në kuadër të projektit "Drejtësi sociale për komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptian ", një nga komponentët kryesorë është transformimi i vendbanimit dhe desegregimit nepërmjet ndërtimit të objekteve banesore të cilat do të ofrojnë sigurimin e banimit adekuat për familjet me të ardhura të mesme nga komunitetet rom,ashkalinjë dhe egjiptian si dhe krijimit të mundësive për qasje në infrastrukturën bazike.
Bazuar në projekt dhe pas vlerësimit të gjendjes aktuale dhe analizës së nevojave në teren, është identifikuar nevoja e blerjës së një parcele në komunën e Fushë Kosovës me siperfaqe prej5 deri në 10 ari, me qëllim të ndërtimit të objektit banesor (apartamente) që do të ofrojnë strehim dinjitoz për këto familje.
Zgjedhja e vazhdimit të pilotimit të objektit të dytë në Fushë Kosovë është bërë për arsye të mëposhtme:
Ndërtimi i këtij objekti banesor do të kontribuojë në:
3. Objektivat specifike:
4.Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:
Kushtet që duhet të plotësojë ofertuesi (shitësi i parcelës):
4.1 Të jetë pronar ligjor i parcelës – parcela duhet të jetë në emër të ofertuesit dhe e regjistruar në Kadastër (Zyra për Regjistrimin e Pronës).
4.2 Dokumentacion i plotë i pronësisë:
4.3 Të jetë parcelë e urbanizuar, ose e përshtatshme për ndërtim (me mundësi marrjes së lejes ndërtimore për objekt banimi kolektiv).
4.4 Sipërfaqja minimale e kërkuar 5 deri ne 10 ari, sipas specifikave të projektit.
Opsionale (por të rekomanduara):
5. Kushtet për aplikim:
Oferta duhet të ketë të përfshirë çmimet pa TVSH, bazuar në ligjin në fuqi të Republikës së Kosovës, me vendimin e Ministrisë së Financave, Neni 33, paragrafi 3.1 të ligjit nr. 05 / l-037 për TVSH , çdo OJQ – Organizatë Jo Qeveritare, në Kosovë është e liruar nga tatimi mbi vlerën e shtuar.
6. Kushte të përgjithshme:
7. Mënyra e aplikimit:
Dokumentacionet e kërkuara në thirrje si dhe oferta financiare duhet të dërgohet përmes zarfit të mbyllur në Organizatën Voice of Roma, Ashkali and Egyptians që gjendet në rrugën “Behije Dashi”, Aktash, 10000, Prishtinë, Kosovë.
Afati i fundit për aplikim është deri me datë 6 Qershor 2025 .
Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë, nuk do të merret parasysh.
Numri i pozitave:
0Lokacioni:
Fushë KosovëKategoritë:
Të tjeraData e përfundimit:
06-06-2025Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.
📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...
📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...