Termat e Referencës (TeR) – Ekspert/e i/e Bletarisë për Trajnimin e Përfitueseve të Granteve në fushën e Bletarisë
Informata të përgjithshme
Konsulencë afatshkurtër: Ekspert/e i/e bletarisë për trajnimin e përfitueseve të granteve në fushën e bletarisë
Kohëzgjatja: Katër (4) ditë pune gjatë periudhës qershor-korrik 2024
Titulli i projektit: WEERA- Fuqizimi ekonomik i grave të zonav erurale në Kosovë
Financuar nga: Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC)
Zbatuar nga: CARE International Balkans në bashkëpunim me CARE Austria
Rreth CARE International Balkans
Puna e CARE në Ballkan filloi në vitin 1993, kur ofroi mbështetje humanitare për njerëzit e prekur nga lufta. Në fund të viteve të 90-ta, CARE e zhvendosi fokusin e saj në rajon nga ndihma dhe rehabilitimi humanitar i pasluftës në zhvillimin socio-ekonomik, duke u angazhuar në ndërhyrje të drejtuara drejt parandalimit të konflikteve dhe ndërtimit të paqes, jetesës së qëndrueshme, barazisë gjinore dhe parandalimit të dhunës me bazë gjinore.
CARE International në Ballkan e vendos cilësinë e programit të saj në qendër të misionit të saj dhe ka hartuar një strategji rajonale që përfshin dy drejtime kryesore programore: Barazinë Gjinore dhe Përfshirjen Sociale dhe Ekonomike. Programi për Barazi Gjinore i CARE synon t’i fuqizojë gratë e cenueshme nga dhuna, diskriminimi dhe varfëria, për të arritur mundësi më të mira jetese dhe drejtësi sociale dhe për të punuar në parandalimin e dhunës nga bashkëmoshatarët dhe ndërtimin e tolerancës midis të rinjve në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi i Programit të Përfshirjes Sociale dhe Ekonomike është të forcohen kapacitetet dhe të krijohen mundësi për të margjinalizuarit, të përjashtuarit nga shoqëria dhe të varfrit që të integrohen në shoqëri dhe të kenë qasje në të drejta. Angazhimi dhe kontributi i CARE qëndron në forcimin e qëndrueshmërisë së organizatave dhe rrjeteve kryesore të shoqërisë civile rajonale, kombëtare dhe/ose lokale që promovojnë barazinë dhe diversitetin, në kontekstin e përfshirjes sociale dhe jo dhunës.
Rreth projektit
CARE International Balkans, zyra në Kosovë (në tekstin e mëtejmë: CARE) po zbaton Projektin “Fuqizimi Ekonomik i Grave në Zonat Rurale të Kosovës-WEERA”, financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim-ADC. Ky projekt kontribuon në zhvillim më të barabartëdhe gjithëpërfshirës socio-ekonomik në zonat rurale të Kosovës dhe rrit përfshirjen ekonomike dhe sociale të grave rurale të Kosovës duke përmirësuar konkurrencën e bizneseve të tyre dhe kapacitetin e tyre për pjesëmarrje qytetare.
Projekti pritet të kontribuojë në arritjen e këtyre rezultateve:
Objektivi: Ekspert/e për trajnimin e përfitueseve të granteve
CARE, si pjesë e projektit "Fuqizimi Ekonomik i Grave në Zonat Rurale të Kosovës (WEERA)", po kërkon të angazhojë një ekspert/e për të ofruar mbështetje teknike dhe shërbime këshilluese në fushën e bletarisë për 8 gratë e zonave rurale - përfituese të projektit WEERA nga rajoni i Pejës dhe Gjakovës, të cilat kanë marrë mbështetje financiare për realizimin e planeve të tyre të agrobiznesit. Eksperti/ja do të jetë përgjegjës/e për ofrimin e udhëzimeve në fusha të tilla si: prodhimi i mjaltit, prodhimi i dyllit të bletës, prodhimi i propolisit, prodhimi i peltes mbretërore, krijimii fondanteve dhe tematë tjera të nevojshme për zhvillimin e biznesit të përfituesve.
Objektivat specifike të kësaj detyre përfshijnë mbështetjen teknikenë fushat e mëposhtme:
Bletaria:
Fusha e punës
Eksperti/ja i/e bletarisë do të ofrojë sesione trainimi për 8 gra përfituese të projektit WEERA nga Peja (5) dhe Gjakova (3) dhe pritet që:
Rezultatet
Metodologjia
Afati kohor dhe tarifa ditore
Eksperti/ja i/e bletarisë do të angazhohet për gjithsej 4 ditë (përfshirë vizitat në terren në agrobizneset e grave), gjatë periudhës qershor - korrik të vitit2024.
Afati i fundit për dorëzimin e raporteve është 30 korrik 2024. Në ofertën financiare, eksperti/ja i/e bletarisë do të sigurojë dokumentin e afatit kohor me ditët dhe detyrat e paraqitura, sipas elementeve të përmendura në këtë TeR.
Kualifikimi dhe përvoja e kërkuar:
Shënim: Ju lutemi vini re se ekspertit/ës do t'i kërkohet të udhëtojë në rajonin e Pejës dhe Gjakovës. Eksperti/ja do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit, CARE nuk do të ofrojë asnjë mbështetje logjistike për udhëtimet e Ekspertit/ës.
Procesi i aplikimit
APLIKACIONI DUHET TË JETË NË GJUHËNSHQIPE OSE ANGLEZE!
Ekspertit/ës u kërkohet të specifikoj fushate ekspertizës dhe të dorëzojdokumentet e mëposhtmenë emailën care.kosovo@care.org deri më 21 qershor 2024.
Kriteret për përzgjedhjen e ofertës më të mirë:
Kontrata do të jepet bazuar në vlerësimin e propozimit teknik/metodologjisë dhe ofertës financiare të paraqitur nga eksperti/ja, si dhe në cilësinë dhe kreativitetin e portofolit të ekspertit/ës lidhur me punën e mëparshme përkatëse për konsulencën aktuale.
Falenderojmë të gjithë aplikantët për interesimin e tyre. Vetëm eksperti/ja i/e përzgjedhur do të kontaktohet. Për çdo informacion shtesë në lidhje me aplikacionin, ju lutemi na kontaktoni në emailine lartpërmendur.
Numri i pozitave:
1Lokacioni:
PrishtinëKategoritë:
Të tjeraData e përfundimit:
21-06-2024Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.
📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...
📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...