Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është një organizatë joqeveritare e përkushtuar për krijimin e një mjedisi më të zhvilluar socio-ekonomik në zonat rurale duke mbështetur aktivitetet bujqësore, ri-integrimin e të kthyerve, zbutjen e varfërisë, reduktimin e importeve, promovimin e praktikave të mira bujqësore, uljen e papunësisë duke përfshirë të gjitha grupet shoqërore pa dallim feje, etnie apo gjinie.
IADK është do të angazhoj një zyrtar/e për barazi gjinore me orar jo te plote në kuadër të projektit “Përmirësimi i mundësive për punësim dhe gjenerim të të ardhurave në zonat rurale në Kosovë” me qëllimin e vetëm për trajtimin e barabartë të grave, burrave, të rinjve dhe minoriteteve për sa i përket mundësive të punësimit, gjenerimit të të ardhurave dhe më konkretisht drejt ndërgjegjësimit dhe shfrytëzimit të të drejtave të tyre.
IADK shpreh interesim për angazhimin një kandidate entuziaste e “Zyrtarit/es për Barazi Gjinore” për projektin që është duke e zbatuar dhe aktivitetin lidhur me analizën e çështjes gjinore në komunat e synuara që do të zbatohet nga një ekspert/e i/e kontraktuar nga IADK.
Titulli i punës: Zyrtar/e për barazi gjinore
Vendi i punës: Sfaraçak i Ulët nr. 11, 42 000 Vushtrri
Data e fillimit dhe mbarimet: tentativisht 15.02.2023 deri me 31.12.2025
Përshkrimi i punës:
Zyrtari/ja për Barazi Gjinore në këtë angazhim të projektit do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme për zbatimin e suksesshëm të projektit të lartcekur (por jo vetëm) në koordinim me Drejtorin Ekzekutiv të IADK-së. Përgjegjësitë përfshijnë, por nuk kufizohen në:
Ofron këshilla dhe mbështetje për menaxhimin e programeve dhe projekteve të IADK-së që fokusohen në arritjen e rezultateve të mëposhtme:
- Përpilimi, analiza dhe interpretimi i çështjeve gjinore dhe të dhënave statistikore, hulumtimi i plotë dhe përgatitja e analizave dhe raporteve me cilësi të lartë;
- Sigurimi i analizave të cilësisë së lartë dhe inputeve thelbësore për dokumentet e projektit dhe dokumentet e tjera strategjike;
- Rishikimi i programeve dhe projekteve aktuale dhe rekomandimi i ndryshimeve në raportin e përgjithshëm dhe të barazisë gjinore;
- Këshilla për fushat e mundshme për mbështetjen e IADK-së dhe rregullimin e programeve në vazhdim për të siguruar që programet e IADK-së të jenë me fokus të veçantë në përfshirjen gjinore;
- Përfaqësimi i IADK-së në grupe të ndryshme punuese për çështjet gjinore;
- Mbështetje për formulimin e synimeve të qarta dhe të matshme dhe të rezultateve të pritshme në lidhje me barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave, duke u fokusuar në ndikimet si rezultat i zbatimit të aktiviteteve;
- Përgatitja e raporteve, prezantimeve dhe deklaratave me qëllim të avokimit mbi çështjet e fuqizimit ekonomik të grave dhe/ose përfshirjes së grupeve të margjinalizuara, apo çështjeve të ndërlidhura me praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra për të udhëhequr përmirësimin e projektit;
- Të shoqërojë kolegët gjatë vizitave në terren, duke mbledhur informacione dhe të dhëna përkatëse, sipas nevojës;
- Merrë pjesë gjatë përzgjedhjes së përfituesve të ndryshëm të projektit dhe monitorimin e tyre pas përkrahjes me grante dhe trajnime;
- Kryen edhe punë të tjera që do të kërkohen nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së.
Kualifikimet dhe kompetencat kryesore:
- Diplomë Universitare në Shkenca Sociale, Bujqësi ose disiplina të ngjashme, Master (e preferuar);
- Të paktën 2 vite eksperiencë pune në fushën e Sociologjisë, çështje gjinore, punë me OJQ, eksperiencë në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural e preferuar;
- Përvojë në kryerjen e hulumtimeve mbi identifikimin e vështirësive dhe mundësive për përfshirjen e grave në aspektin ekonomik;
- Përvojë në monitorim dhe raportim, prezentim të rezultateve, koordinim me organizata publike dhe private;
- Përvojë të theksuar në pune ekipore, nivel i lartë fleksibiliteti, i/e motivuar për të punuar edhe në mënyrë individuale;
- Të flas e shkruaj rrjedhshëm gjuhën angleze, gjuha serbe (e preferuar), të ketë njohuri të avancuar të përdorimit të paketës Microsoft Office, SPSS, STATA etj;
- Aftësi të mira komunikuese, i/e gatshme për të paraqitur rezultatet tek donatorët dhe palët e interesuara;
- Aftësia për të identifikuar përfituesit e mundshëm të projektit dhe monitorimin e tyre;
- Aftësi për të punuar në një mjedis multietnik, e gatshme për të punuar nën presionin e kohës;
- Të ketë patentë shoferi të vlefshëm, kategoria B dhe e gatshme për të udhëtuar në teren.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar: i) CV, ii) letër motivuese, iii) kopjet e diplomave, iv) certifikatave, v) referencat, direkt në zyrat e IADK Sfaraçak i Ulët nr. 11 Vushtrri, ose me email prokurimi@iadk.org dhe zbunjaku@yahoo.com , jo më vonë se data 03.02.2023.
Personi kontaktues: Jehona Drevinja – Zyrtare e Prokurimit; tel. +383 49 777 059.
Inkurajohen veçanërisht gratë/vajzat e kualifikuara dhe kandidatet nga komunitetet jo shumice të aplikojnë!
Shënim: aplikacionet e pa kompletuara nuk mund të konsiderohen për listën e ngushtë!
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.