Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Prishtinë shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit Specialist i Administrimit të Përgjithshëm
Institucioni Komuna Prishtinë
Nr. i Referencës RN00010772
Kodi RPC0004437
Data e njoftimit 17.01.2023
Afati për aplikim 07.02.2023 - 14.02.2023
1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me drejtuesin dhe stafin tjetër profesional për zbatimin e detyrave, shërbimeve dhe produkteve përkatëse;
Kryen detyra të kërkuara në fushën profesionale specifike brenda afateve kohore të caktuara.
Kryen detyrat në fushën profesionale specifike nën mbikëqyrje të përgjithshme;
Bën hulumtime dhe analiza bazë rreth temave të caktuara nga drejtuesi ose stafi i nivelit të lartë profesionale;
Komunikon brenda institucionit dhe jashtë tij për shkëmbim të informatave në fushat e interesit të përbashkët;
Ofron përkrahje në fushën specifike profesionale për stafin e nivelit më të lartë profesional sipas kërkesës;
Kryen detyra tjera në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.
2. Kërkesat e përgjithshme për pranim
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
3. Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apoekuivalente me to.
Kualifikime të posaçme formale: Fakulteti filologjik dhe filozofik
Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.
4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike;
Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).
5. Pozitat aktualisht të lira
Kodi
Nr. i Referencës
Titulli i pozitës
Klasa e pozitës
Koeficienti
Institucioni
Organizata/Vendi i punës
Nr. i kërkuar
RPC0004323
RN000106 54
Zyrtar për Biblioteka 1
Profesional 3
5.5
Komuna Prishtinë
Drejtoria e Kulturës/Prishtinë
5
6. Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
7. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
Kopjet e dëshmisë së punësimit
Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
Certifikate nga gjykataqe nuk jeni ner hetime (jo ma e vjeter se nga data e shpalljes se ketij konkursi)
8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
Testimi me shkrim
Vlerësimi i biografisë
Intervistë
9. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
Ligji nr. 06/L-114 për zyrtar publik, dhe
Ligjet tjera përkatëse që rregullojnë Drejtorinë e Kulturës, dhe sektorin e Bibliotekave
10. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
11. Shpallja e rezultateve përfundimtare
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
VËREJTJE:
Koeficienti i përcaktuar për këtë konkurs është subjekt i harmonizimit konform ligjit të ri të pagave kurdo që hynë në fuqi ky ligj!
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen