Islamic Relief Kosova
Njoftim për rishpallje të tenderit per Rehabilitimin e ujësjellësit – Bresalc, komuna e Gjilanit
Data e përgatitjes së njoftimit: 06/09/2023
Nr. T-23/2023
Detajet për kontakt:
Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagjia Katër Llullat | ||
Qyteti: Prishtinë | Kodi postar: 10000 | Vendi: Prishtinë |
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova | Telefoni: 038/232-431 Mobil:+383 44 239 349 Email: procurement@ir-rks.org |
Përshkrimi
Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.
Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar është edhe projekti që rehabilitimin e ujësjellësit në fshatin Bresalc të Gjilanit. Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitarë me të cilin Islamic Relief Kosova do të bëjë implementimin e projektit ne bashkëpunim me komunen ku do te implementohet projekti, me qëllim të furnizimit me ujë të pijshëm ndaj banorëve të kësaj zone.
Implementimi i projektit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova, periudha e implementimit do te zgjat deri më 31 Dhjetorë 2023
Të gjithë operatorët ekonomik që janë të interesuar për aplikim për këtë tender, planin me para masa dhe parallogaritë, mund t’i kerkoni përmes postës elektronike (e-mail): procurement@ir-rks.org deri me daten 13.09.2023.
Karakteristikat e këtij njoftimi janë të paraqitura në tabelën në vijim:
Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:
Dokumentacioni ligjor | Lloji | |
1. | Certifikate e Biznesit | Kopje |
2. | Certifikata e TVSH-së | Kopje |
3. | Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tender | E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania |
4 | Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se ka të drejtë ligjore të ushtrojë veprimtarinë e rehabilitimit të ujësjellësit dhe se do ti përmbahet të gjitha praktikave më të mira për mbrojtjen e mjedisit. | E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania |
5 | Reference e implementimit te ndonjë projekti te ngjashëm | E vulosur dhe e nënshkruar |
6 | TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016 | 0.00 |
7. | Kapaciteti teknik dhe professional: Kontrata të natyrës së punëve te ngjashme, të përfunduara me Sukses gjatë 3 (tre) vitet e fundit, deri në datën e publikimit të këtij Njoftimi të Kontratës, Vlera Totale e Kontratave të puneve te ngjashme te jete min 300,000.00 Euro Shënim Në rast të konzorciumit, udhëheqësi i grupit duhet të mbulojë së paku 51% të referencave të kërkuara më lartë.. | Lista e Kontratave të natyrës së punëve te ngjashme, Listës së kontratave duhet ti bashkangjiten referencat ose procesverbalet e pranimeve teknike për kontratat e prezentuara në list. |
8. | Stafi profesional i kërkuar b) Udhëheqësi i punishtes- Inxhinier i hidros. | Deshmia a.Të ofrohet diploma-kopje e noterizuar nga vet inxhinieri, kontrata e punes, përvojë pune 5 vjeçare pas diplomimit,të dëshmohet me referencë dhe CV te nenshkruar. |
9. | Të paraqitët stafi që do të angazhohet në këtë projekt, të cilët drejtpërdrejtë janë përgjegjës në ekzekutimin e punëve dhe në përgjithësi të projektit duke përfshirë edhe stafin profesionale. – Stafi teknik (PUNONJËS) që do të kyçet në projekt -minimumi 10 punonjës, a) min 5 prej tyre te jene te certifikuar per Siguri dhe Shendet ne pune sipas ligjit 04 L-161, b) min 5 punetor te certifikuar per mjeshtri ne pune te ndryshme (instalues elektrik, instalues ujesjellesi, teknik i makinerise, instalues i certifikuar etj. | Lista e punëtoreve me kontrata ose me Liste të ATK-së, dhe te bashkangjiten certifikatat. |
10. | Qarkullimin bankarë për 12 muajtë e fundit për punë të ngjajshme, ku vlera të jetë mbi 300000€. | E vulosur nga banka. |
11. | Operatori Ekonomik ofertues duhet të dëshmoj se e ka kryer vlersimin e riskut. | Të deshmohet me vertetim nga një kompani e (licencuar) nga M.P.M.S se ka kryer vlersimin e riskut, vertetimi duhet të jete i noterizuar. |
Vërejtje:
Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull Oferta për rehabilitimin e ujësjellësit - Islamic Relief Kosova - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.
Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj cdo thyerje te procedurave si me poshtë:
- Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
- Kodi i Sjelljes.
- Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se.
Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë: 14/09/2023 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.