Company
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A.
Categories
Legal
Number of positions
1
Job location
Prishtina
Views
2440
Kompania e Sigurimeve SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A. shpall
KONKURS PUNE
Titulli: Jurist në Departamentin Ligjor – (1) pozitë e lirë
Detyrat kryesore:
- Përpilimi i kontratave lidhur me zhvillimin e aktivitetit me palë të treta;
- Përgatitja e akteve të brendshme të kompanisë dhe vlerësimi periodik i tyre;
- Vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime /përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
- Ndihmon departamentet në kërkesat e tyre për interpretime ligjore dhe drafton vendime përkatëse sipas kërkesës së departamenteve;
- Kryen vlerësimin e kërkesave për shpërblimin e dëmeve që rrjedhin nga kontratat e sigurimit;
- Propozon nxjerrjen e akteve nënligjore për përmirësimin e procesit të punës në kompani si rregullore, urdhëresa e urdhra;
- Jep opinione ligjore në lidhje me zbatimin e ligjit të aplikueshëm dhe rregullativën ligjore lidhur me sigurimet.
- Merr pjesë në komisionet e trajtimit të dëmeve sipas kërkesave të departamentit të dëmeve;
- Përfaqëson kompaninë pranë organeve administrative/gjyqësore sipas autorizimit të dhënë nga Kryeshefi Ekzekutiv.
Vendi i punës: Prishtinë – Zyra Qendrore
Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:
- Njohuri dhe përvojë substanciale në hartimin e politikave dhe akteve ligjore;
- Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
- Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
- Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocim;
- Qasje fleksibile ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
- Aftësi për punë ekipore;
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
- Diplomë Universitare - Fakulteti juridik;
- Të ketë së paku shtatë (7) vite përvojë pune në lëmin profesionale;
- Njohës/e i/e mirë e gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze, me aftësi për hartim të dokumenteve ligjore;
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV;
- Diploma, certifikime dhe trajnime relevante;
- Dëshmi mbi përvojën e punës;
- Letër motivimi;
- Referenca nga punëdhënësi paraprak ose aktual.
Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: hr@uniqa-ks.com dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim për pozitën: Jurist në Departamentin Ligjor”