Skema e Granteve për Gratë Fermere
Udhëzues për Aplikim
Për Gratë nga Zonat Rurale në Bujqësi të mbështesin sektorin agro-rural, të rrisin prodhimin dhe produktivitetin, të përmirësojnë sigurinë ushqimore, të përdorin teknologjinë moderne, të diversifikojnë aktivitetet në ferma dhe bizneset rurale, të mbrojnë mjedisin dhe burimet natyrore dhe të krijojnë vende pune
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit:
22.06.2023, ora 16:00
Historiku
CARE International Balkans, zyra në Kosovë, në bashkëpunim me CARE Austria (në tekstin e mëtejshëm: CARE) po zbaton Projektin WEERA - Fuqizimi Ekonomik i Grave në Zonat Rurale të Kosovës, financuar nga Austrian Development Cooperation (ADC). Projekti që do të zbatohet nga CARE, do të kontribuojë në një zhvillim më të barabartë dhe gjithëpërfshirës socio-ekonomik në zonat rurale të Kosovës dhe do të rrisë përfshirjen ekonomike dhe sociale të grave nga zonat rurale të Kosovës duke përmirësuar konkurrueshmërinë e bizneseve të tyre dhe kapacitetin e tyre të pjesëmarrjes qytetare.
Projekti pritet të kontribuojë në rezultatet e mëposhtme:
1. Bizneset rurale të udhëhequra nga gratë janë të gatshme për të prezantuar zgjidhje të qëndrueshme financiare dhe mjedisore si dhe përmirësimin e pozicionit të tyre në treg, nëpërmjet skemës konkurruese financiare dhe asistencës teknike.
2. Gratë nga zonat rurale janë të vetëdijësuara për të drejtat e tyre ekonomike dhe sociale, me kapacitete të ngritura dhe mundësi për pjesëmarrje aktive në proceset vendimmarrëse lokale.
3. Njohja e gjerë e rolit të grave në zonat rurale të Kosovës përmes promovimit të praktikave më të mira të projektit dhe storieve të suksesit.
Kohëzgjatja e projektit: shtator 2022-gusht 2024
Projekti do të implementohet në zonat rurale të rajonit të Pejës dhe Gjakovës.
Projekti do të fuqizojë gratë sipërmarrëse të zonave rurale dhe do të përfshijë burrat, anëtarët e familjes, në seancat sensibilizuese me përfaqësues të OJQ-ve lokale të grave për avokim. Autoritetet lokale, institucionet publike, akterët e zinxhirit të vlerës dhe institucionet financiare do të përfshihen në promovimin dhe zhvillimin e agrobiznesit të udhëhequr nga grate dhe të barazisë gjinore.
Analiza e Situatës
Bazuar në vlerësimin e kryer nga CARE, janë identifikuar nënsektorët e mëposhtëm bujqësorë që kanë potencial të mjaftueshëm për rritje ekonomike, ekologjike dhe të integrimit gjinor:
- Përpunimi i pemëve dhe perimeve
- Prodhimi i qumështit duke përfshirë pikat grumbulluese
- Shpezëtari
- Pemë të imëta (mjedra, luleshtrydhe, boronica etj.)
- Bimët mjekësore dhe aromatike (BMA) dhe produktet pyjore jodrusore (PPJD)
- Blegtori
- Bletari
Sipas Raportit të fundit të BE-së për Analizë Gjinore, gratë janë të nënpërfaqësuara në sektorin e bujqësisë, ato përbëjnë vetëm 5% të fermerëve të licencuar në vitin 2018. Mungesa e pronës, niveli i ulët arsimor, punësimi joformal, qasja e dobët në informata lidhur me subvencionet dhe rolet e socializuara gjinore pengojnë pjesëmarrjen e tyre zyrtare. Ka hulumtime të pamjaftueshme në lidhje me përfshirjen e grave dhe burrave në ekonominë joformale. Sipas Analizës Gjinore (2020), gratë përbëjnë vetëm 2% e të gjithë përfituesve të subvencioneve në bujqësi për vitin 2016.
Nga numri i pergjithshëm i bizneseve të regjistruara në Kosovë, vetëm 13% janë në pronësi të grave, dhe gratë kanë përfituar vetëm 17% nga grantet e Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA). Megjithëse raporti mes ndërmarrjeve në pronësi të grave dhe atyre në pronësi të burrave është një me gjashtë, ndërmarrjet në pronësi të grave morën 25 herë më pak fonde nga subvencionet gjatë vitit 2017. Për më tepër, vetëm 15% e grave pronare të bizneseve kanë përdorur kredi nga bankat komerciale.
Gratë e zonave rurale përballen me pengesa të konsiderueshme për të filluar një agrobiznes të formalizuar, ndërkohë që shumëçka ndodh në joformalitet. Disa nga kufizimet kryesore përfshijnë mungesën e mbështetjes teknike për themelimin e bizneseve të grave (përkatësisht regjistrimin e një biznesi), veçanërisht në sektorët: përpunimit të ushqimit, BMA (bimët mjekësore dhe aromatike) dhe sektorë të tjerë bujqësorë.
Objektivi:
Rritja e përfshirjes ekonomike dhe sociale të grave në zona rurale të Kosovës duke përmirësuar konkurrueshmërinë e bizneseve të tyre dhe kapacitetin e tyre të pjesëmarrjes qytetare |
Rezultatet e pritshme:
- Rritja e numrit të grave që kanë regjistruar bizneset apo kooperativat e tyre.
- Gratë fermere pajisen me zgjidhje të qëndrueshme financiarisht.
- Rritja e aftësive të kapaciteteve bujqësore të grave fermere.
- Përmirësimi i kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese të grave fermere.
- Bizneset e udhëhequra nga gratë kanë zgjeruar pjesën e tyre të tregut dhe kanë rritur gjenerimin e të ardhurave.
- Rritja e ndërgjegjësimit të grave për shfrytëzimin e të drejtave të tyre ekonomike dhe pronësore.
Afati kohor:
Kohëzgjatja e aktiviteteve të propozuara të projektit mund të jetë ndërmjet datave 15.09.2023 - 15.10.2024.
Kush mund të aplikojë:
Të gjitha gratë në bujqësi (bizneset fillestare (start-up), bizneset në pronësi të grave, kooperativat e grave dhe gratë që nuk kanë biznese të regjistruara), të cilat punojnë në sektorët e mëposhtëm:
- Përpunimi i frutave dhe perimeve
- Prodhimi i qumështit duke përfshirë pikat e grumbullimit
- Shpezëtari
- Pemët e imëta (mjedra, luleshtrydhe, boronica etj.)
- Bimët mjekësore dhe aromatike (BMA) dhe produktet pyjore jodrusore (PPJD)
- Blegtori
- Bletari
Kriteret e kualifikueshmërisë:
- Aplikantët duhet të jenë gra fermere, biznese fillestare ose kooperativa në pronësi të grave.
- Aplikantët duhet të jenë banorë në njërën nga komunat e synuara të projektit dhe investimet duhet të realizohen në rajonin e Pejës dhe Gjakovës.
- Aplikantët duhet të jenë drejtpërdrejt përgjegjës për përgatitjen dhe menaxhimin e projektit.
- Aplikantët duhet të kenë një ide se si do të zhvillojnë biznesin në dy vitet e ardhshme.
Kriteret e përzgjedhjes:
Pikët e aplikantëve do të jepen në bazë të kritereve të përzgjedhjes më poshtë:
Rrjeta e vlerësimit:
Përzgjedhja | Pikët maksimale |
Përshkrimi i objektivave dhe aktiviteteve të projektit | 20 |
Arsyetimi ekonomik i shpenzimeve buxhetore | 15 |
Ideja se si të zhvillohet biznesi në dy vitet e ardhshme | 10 |
Përshkrimi i zgjidhjeve të problemeve përmes ndërhyrjes së grantit | 10 |
Inovacioni i idesë së biznesit | 10 |
Numri i vendeve të reja të punës | 6 |
Përfitueshmëria dhe qëndrueshmëria e ndërhyrjeve | 5 |
Ndikimi social dhe mjedisor | 5 |
Kapaciteti për të menaxhuar ndërhyrjen | 5 |
Pjesëmarrja e rregullt në seancat e trajnimit | 8 |
Grantet ose donacionet e marra gjatë tri viteve të fundit | 1 |
Aplikantët të ciët nuk kanë përfitu grant ose donacione gjatë tre viteve të fundit | 5 |
Pikët maksimale totale | 100 |
Dokumentet që duhen dorëzuar:
- Formulari i aplikimit (mund ta gjeni në ketë LINK )
- Formulari i buxhetit. (mund ta gjeni në ketë LINK )
- Dokument që vërteton se aplikanti nuk është nën hetime.
- Kopja e letërnjoftimit.
- Certifikata e Regjistrimit të Biznesit ose kooperativës
- Dokumenti i Verifikimit Tatimor nga Administrata Tatimore e Kosovës (për bizneset e regjistruara)
SHËNIM: Kandidatët e suksesshëm që nuk kanë biznes të regjistruar janë të obliguar të regjistrojnë biznesin dhe të dorëzojnë certifikatën e regjistrimit të biznesit.
TË GJITHË APLIKANTËT TË CILËT NUK SJELLIN DOKUMENTET E KËRKUARA PËR TË VËRTETUAR PAJTUESHMËRINË ME KRITERET E APLIKIMIT DO TË REFUZOHEN DHE APLIKIMET E TYRE NUK DO TË VLERËSOHEN.
Shuma e aplikimit buxhetor:
Aplikantët mund të aplikojnë minimumi prej 5,000 EUR dhe maksimumi 10,000 EUR.
Kostot e pranueshme për financim:
- Pajisjet për përpunimin shtëpiak të frutave dhe perimeve (energji efiçiente)
- Makina të vogla tharjeje për BMA dhe PPJD (energji efiçiente)
- Pajisje për përpunimin e BMA, PPJD dhe frutave të imëta (energji efiçiente)
- Pajisje për mjeljen dhe përpunimin e qumështit (energji efiçiente)
- Pajisje për bletari dhe koshere bletësh
- Pajisje për shpezëtari
- Sera (për të gjitha qëllimet duke përfshirë kultivimin e fidanëve)
- Aktivitetet e marketingut
- Dizajni dhe paketimi i produktit
Kostot e papranueshme:
- Ndërtimi i objekteve (beton dhe dru)
- Makineri bujqësore dhe pajisje të tjera përcjellëse për traktor (kositës, brazda, parmendë, kultivues etj.) dhe automjete
- Koshere dhe makineri për koshere
- Blerja e kafshëve (lopë, pulë dhe të tjera)
- Panele diellore
- Plehrat dhe inputet e tjera bujqësore
- Fidanët dhe pajisjet e ujitjes
- Kostoja për stafin dhe personelin tjetër,
- Shpenzimet e zakonshme operative (harxhuese, mirëmbajtje dhe të ngjashme)
Aplikimet me çmime tregu joreale do të refuzohen.
Aplikimet duhet të dorëzohen në gjuhën shqipe ose serbe.
Formulari i aplikimit me shkrim dore nuk do të pranohet.
Komisioni i Vlerësimit mund të organizojë vizita në terren tek aplikantët e kualifikuar gjatë procesit të vlerësimit.
Do të organizohen sesione informuese në:
- 29.05.2023 Pejë
- 02.06.2023 Gjakovë
Mënyra e aplikimit:
Të gjitha aplikacionet duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura në Zyrën e Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Pejës ose Gjakovës.
Të gjitha pyetjet duhet të adresohen përmes emailit: care.kosovo@care.org