Korporata LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K. është përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe korporatë e distribuimit të produkteve të ndryshme, e organizuar në katër (4) njësi në qytete të ndryshme të Kosovës, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, me qëllim të plotësimit të vendit të punës me datë 01 nëntor 2023, shpall këtë:
K O N K U R S
Për pozitën:
- Ndihmës Depoist– Depo e Pijeve - Një (1) pozitë;
Detyrat kryesore:
- Ndihmon në pranimin dhe vendosjen e mallrave në depo dhe mbajten e evidencave gjegjëse;
- Asiston në organizimin, rregullimin e depos sipas planit, si dhe organizimin dhe mirëmbajtjen e stokut në depo;
- Asiston ne mbajtjen e dokumentacionit të pranimeve, daljeve, kthimeve të mallrave;
- Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
- Të ketë minimalisht 1 vit eksperiencë në të njëjtin profil pune;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative, saktësi dhe vëmendje në detaje;
- Menaxhues i mirë i kohës, planifikimit dhe caktimit te prioriteteve;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
- Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
Ne ofrojmë:
- Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
- Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
- Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
- Sigurim shëndetësor;
- Punë nga e hëna në të premten;
- Pagesë e orëve shtesë;
- Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.
Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:
- CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj mund t’i dërgoni në adresën elektronike: info@liridoni-kos.com të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni;
- mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K. në Magjitralen Prishtinë – Ferizaj, km.7, Llapnasellë, Graçanicë, ose
- duke plotësuar të dhënat tuaja përmes linkut në vijim: https://liridoni-kos.com/sq/karriera-liridoni-distribution/
Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 15.11.2023 në ora 17:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.