Bashkëpunëtor/e Profesional/e II në Njësinë e Komunikimit në Marketing
IPKO Prishtinë

Për të aplikuar: KLIKONI KETU

Bashkëpunëtor/e Profesional/e II në Njësinë e Komunikimit në Marketing

Përgjegjësitë:

  • hvillim i strategjive efektive të komunikimit të korporatës
  • Hartimi i përmbajtjes për mediat masive ose faqen e internetit të kompanisë
  • Menaxhon tërë procesin e fushatave komunikuese duke përfshirë edhe promocionet.
  • Zhvillon dhe zbaton strategji komunikimi që përfshin shtrirjen në media dhe krijimin e përmbajtjes së mediave sociale.
  • Planifikon, organizon dhe menaxhon ngjarjet me klientë dhe ato të korporatave.
  • Zbaton çdo të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë:

  • Njohuri të shkëlqyeshme të pakos Microsoft Office;
  • Njohuri të shkëlqyeshme për reklamimin kreativ, tregun dhe grupet e segmenteve, menaxhimin e evenimenteve dhe pozicionimin e brendit, produktet dhe shërbimet e IPKO-s.
  • Përvojë në marketing minimum 2 vite
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze
  • Mendje kreative, shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
  • Aftësi për të punuar nën presion.
  • Aftësi për të punuar në ekip.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Prishtinë

Data e fundit për aplikim: 30.10.2022

Për të aplikuar: KLIKONI KETU

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Marketing
  • Përvojë:

    1-2 vjet përvojë
  • Data e përfundimit:

    30-10-2022
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

IP - KOS SH.P.K.
Marketing Manager / Head of Mark...

🧾 PËRSHKRIM I PUNËSPozita: Marketing Manag...

13 Ditë Çagllavicë
AMRA PHARM SH.P.K.
Përfaqësues/e mjekësor

Kompania Amra Pharm SH.P.K.shpall konkurs ...

16 Ditë Pejë