Anketues/Intervistues në teren
NOVUS Krejt Kosovën

APLIKIM PËR PUNË

Emri i Kompanisë: NOVUS SHPK
Pozita: Anketues/Intervistues në teren, në gjithë territorin e Kosovës
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Menaxheri i Projektit
Lokacioni: Prishtinë

Novus është një kompani profesionale e orientuar në shërbime të konsulencës dhe shërbime të IT për subjektet: private, institucione qeveritare dhe organizata ndërkombëtare. Ne përdorim një qasje multidisiplinare për të ndihmuar klientët nga industri të ndryshme të rrisin bizneset e tyre, të zgjidhin sfidat urgjente dhe të zhvillojnë strategji për ndryshim të qëndrueshëm.

NOVUS është duke kërkuar: Anketues/Intervistues ne teren. Kandidatet e suksesshëm pritet të punojë me kohë të caktuar, në projekte të kompanisë në komuna të ndryshme të Kosovës, sipas projektit dhe nevojave të planit të punës.

PËRSHKRIMI I PUNËVE:

  • Realizon anketa dhe intervista me individët ose grupet e caktuara në terren sipas planit të përcaktuar, duke mbledhur informacione të nevojshme për hulumtimin e caktuar;
  • Siguron që të gjitha pyetjet dhe procedurat të jenë të qarta dhe të kuptueshme për pjesëmarrësit;
  • Planifikon dhe koordinon vizitat në teren me individët apo grupet e interesuara, duke siguruar që të gjitha takimet të jenë të organizuara dhe të zhvillohen në kohë sipas agjendës së paraparë;
  • Mbështet menaxherin e projektit dhe ekipin në aktivitetet ditore të projektit.

PROFILI I DËSHIRUAR:

  • Së paku të kenë të kryer së paku shkollën e mesme;
  • Të kenë një referencë të punës së tyre si anketues (jo më e vjetër se 3 muaj)
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese në të folur dhe shkruar, aftësi organizative;
  • Të ketë nivel të lartë të maturisë dhe përgjegjësisë në punë;
  • Të njohin terrenin (fshatrat dhe qytetin) për të cilin aplikojnë
  • Aftësi që t’i përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës ekipore ne teren;

Nëse jeni të interesuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj, dhe një reference si anketues (jo me te vjetër se 3 muaj) në e-mailin hr@novus.consulting duke e deklaruar qartë në subjekt pozitën dhe komunën për të cilën po aplikoni.

Afati i fundit për aplikim për këtë pozitë të hapur është deri më 31 Maj 2025.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    0
  • Lokacioni:

    Krejt Kosovën
  • Kategoritë:

    Të tjera
  • Data e përfundimit:

    31-05-2025
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

KRU Mitrovica sh.a.
Shef/e i/e Shërbimit të Leximit/...

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Ka skaduar Mitrovicë
KRU Mitrovica sh.a.
Shef/e i/e Kontrollës (Alb/Srb)

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Ka skaduar Mitrovicë
KRU Mitrovica sh.a.
Inxhiner përgjegjës - Hidoteknik...

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Ka skaduar Mitrovicë