MENAXHER/E I/E BURIMEVE NJERËZORE
Prishtina Park është një park argëtimi i ri dhe emocionues, i pozicionuar në mënyrë strategjike pranë Prishtina Mall, një nga qendrat më të mëdha tregtare dhe rekreative në rajon. Ky park është krijuar për të ofruar një kombinim të përsosur të argëtimit, aventurës dhe relaksit, duke i dhënë qytetit të Prishtinës një destinacion unik për familjet, të rinjtë, turistët dhe të gjithë adhuruesit e përvojave të veçanta. Me një gamë të pasur atraksionesh për të gjitha moshat, Prishtina Park ofron lojëra ekstreme për adhuruesit e adrenalines, atraksione të përshtatshme për familje dhe fëmijë, si dhe zona tematike që sjellin magjinë e botëve të imagjinatës në jetë. Përveç kësaj, parku ofron aktivitete ndëraktive dhe evente të përditshme, duke garantuar argëtim të vazhdueshëm dhe përvoja të veçanta për çdo vizitor.
Përshkrimi i pozitës:
Prishtina Park po kërkon një Menaxher/e të Burimeve Njerëzore, i/e cili/a do të mbulojë një rol kyç në ndërtimin dhe menaxhimin e të gjitha proceseve të lidhura me stafin. Kandidati/ja ideal/e do të jetë përgjegjës/e për planifikimin strategjik të burimeve njerëzore, rekrutimin, trajnimin, administrimin e dokumentacionit, si dhe për mbështetjen e stafit në të gjitha aspektet e ciklit të punësimit. Ky rol kombinon përgjegjësitë e menaxhimit me ato të ekzekutimit të detyrave operative, dhe kërkon një person të aftë, të pavarur dhe të orientuar drejt njerëzve, që është i gatshëm të kontribuojë në krijimin e një ambienti pune pozitiv, dinamik dhe profesional. Lokacioni i punës gjatë vitit 2025 do të jetë në Arbëri (Prishtinë), me mundësi zhvendosjeje në të ardhmen tek Prishtina Mall.
Detyrat Kryesore:
Kualifikimet:
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në dhe një Letër Motivuese përmes emailit në jobs@prishtinapark.com më së largu deri më datën 28 Mars 2025 dhe në “subject” të shkruhet “menaxher/e i/e burimeve njerezore_Emri_Mbiemri”. Vetëm kanditatët e shortlistuar do të kontaktohen më tutje për intervistim.
Numri i pozitave:
1Lokacioni:
PrishtinëKategoritë:
Burime Njerëzore, Menaxher/eData e përfundimit:
19-04-2025Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.
Email: resurset.humane@petrolcompany.biz