Kompani e mirënjohur dhe e mirëformuar në fushën e pajisjeve mjekësore, distributor i kompanive lidere botërore, shpallë vend të lirë pune për pozitën:
Inxhinier i elektronikës
Vendi i punës: Prishtinë
Përshkrimi i përgjithshëm i pozitës së punës: Inxhinieri i elektronikës është përgjegjës për mbështetjen teknike ndaj klientëve të kompanisë
Detyrat:
Ofron mbështetjen teknike për pajisjet mjekësore te klientët
Teston analizatorët, i përgatitë për instalim, bënë instalimin, trajnon klientët, bënë mirëmbajtjen periodike të tyre sipas protokoleve të prodhuesit
Bën rifabrikimin dhe kontrollimin e analizatorëve të cilët rilokohen te klientët tjerë
Kujdeset për transportin e sigurt të analizatorëve
Merr pjesë në trajnime jashtë shtetit të organizuara nga prodhuesi
Ngarkon në sistem të gjitha raportet e vizitave
I raporton menaxhmentit të kompanisë në baza javore në lidhje me vizitat dhe aktivitetet
Bën përgatitjen e porosive rutinore dhe urgjente te furnitorët
Përgjegjës për stokun e pjesëve konsumuese të këmbimit
Sipas nevojës, realizon edhe aktivitete tjera të lidhura me punën
Kualifikimi:
Diplomë Universitare në fushën e Inxhinierisë Elektrike apo në fushat e ngjashme
Përvoja e punës si inxhinier me pajisje mjekësore diagostike është përparësi
Bashkëpunëtor në punë ekipore dhe i orientuar drejt përformancës sa më të mirë
Fokus të lartë në ofrimin e shërbimeve ndaj klientit
Shkathtësi të shkëlqyera në të folur dhe në të shkruar të gjuhës shqipe dhe angleze
Aftësi të shkëlqyera kompjuterike
Patent shofer dhe aftësi për udhëtime të shpeshta brenda dhe jashtë vendit.
Çfarë ofrojmë:
Pagë të kënaqshme dhe bonuse për përformancën në bazë të eksperiencës dhe arritjes së qëllimeve
Orar fleksibil të punës
Telefoni i kompanisë, laptop, vetura për vizita të klientëve gjatë orarit të punës
Mundësi për zhvillim profesional në një mjedis shumë të mirë të punës