Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit: Specialistë të Prokurimit Publik
Institucioni: Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik
Nr. i Referencës : RN00011710
Kodi : RPC0005318
Data e njoftimit : 23.05.2023
Afati për aplikim: 13.06.2023 - 20.06.2023
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
Ne koordinim me mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë harton planin e punës dhe afatet për realizimin e objektivave te punës ;
Kryen detyra specifike sipas kërkesës në fushën e prokurimit publik në përputhje me legjislacionin në fuqi për prokurimin publik brenda afateve kohore të caktuara;
Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të departamenti dhe harton raporte mbi progresin e arritur si dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohen;
Bën hulumtime dhe analiza sipas kërkesës dhe kontribuon në hartimin e rekomandimeve për shqyrtim nga nivelet më të larta;
Ofron këshilla për stafin e nivelit më të ulët brenda njësisë organizative për ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
Bashkëpunon dhe konsultohet per punën me njësitë tjera brenda KRPP-se dhe komunikon sipas nevojës me autoritetet e jashtme ;
Merr pjesë në grupe punuese në fushën e Prokurimit kur kërkohet një gjë e tillë; • Përgatit indikatorët statistikor per prokurimpublik ;
Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe për të realizuar objektivat e Departamentit të Monitorimit .
Kërkesat e përgjithshme për pranim:
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale:
Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve në shkencat juridike , ekonomike ,administrate publike .
Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Certifikatë per prokurim publik ( preferohet ) .
Certifikatë te gjuhes angleze (preferohet ) .
Certifikatë per programe statistikore( preferohet ) .
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme:
Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën e prokurimit publik;
Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar;
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen