FTESË PËR APLIKIM – FAZA II - 07.2022
Programi: SHKOLLIM DHE AFTËSIM PROFESIONAL NË GJERMANI - AUSBILDUNG
Profesioni: PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER (PFLEGEFACHKRAFT)
Viti përgatitor: 2022/2023
Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë – APPK për shkak të rritjes se kërkesave nga partneret e Gjermanisë (CEB Akademie- Sarland, Medizin Mobil- Hanover dhe AWO- Würzburg), hap ketë:
Pjesa e përgjithshme:
Nëse Ju:
Ju ofrohet:
Shënim i veçantë:
Të gjithë kandidatëve, të cilët kanë vendosur të regjistrojnë Infermierin - Nivelin Bachelor në Kosovë, dhe më pastaj të shkojnë në Gjermani për ta ushtruar këtë profesion, ju duhen tri vite studim dhe financim në Kosovë, një vit mësimi i gjuhës Gjermane deri në nivelin B2 në Kosovë dhe një vit në Gjermani për ta bërë njohjen e kualifikimit - pra 5 vite deri sa të arrihet titulli “Infermier i Diplomuar në Gjermani”.
Programi Ausbildung e ofron mundësin e marrjes së titullit të njëjtë “Infermier i Diplomuar në
Gjermani” për 4 vite, duke e mësuar fillimisht gjuhën Gjermane në Kosovë deri në nivelin B2, e më pastaj edhe tri vite tjera Ausbildung në Gjermani - pa asnjë kosto financiare.
Aplikimi bëhet vetëm online. Për të plotësuar formularin online, ju duhet të keni një Email në Gmail, apo të hapni një të re. Formularin për aplikim mund ta plotësoni përmes linkut: https://forms.gle/EoPqRVAmNvi1UZrr7, më së largu deri me 31.07.2022.
Ju inkurajojmë që formularin ta plotësoni me vëmendje të shtuar, pa nguti dhe të jetë në përputhshmëri me motivet dhe planet e juaja Jetësore. Të gjithë partnerët tanë i ofrojnë kushtet e ngjashme në Program, mirëpo nëse dikush ka arsyeja të veçanta për njërin apo tjetrin partner, atëherë në pjesën e fundit të formularit, ju keni mundësi ta zgjidhni (selektoni) njërin prej partnerëve tanë apo edhe rubrikën e fundit “ i pa përcaktuar”. Për ta kuptuar më lehtë se ku gjendet secili prej partnerëve tanë, klikoni KËTU.
Nëse keni ndonjë paqartësi, ju mund të na kontaktoni në +383 44 507 628, +383 38 554 155 apo na shkruani në aplikimet.appk@gmail.com
E mirëpresim aplikimin tuaj,
Stafi i APPK-së
Numri i pozitave:
1Lokacioni:
PrishtinëKategoritë:
OJQPërvojë:
Pa përvojëKualifikim:
ProfesionalData e përfundimit:
31-07-2022