Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Dragash shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Përditësimi i të dhënave të adresave ( zonave të qarkullimit publik dhe hyrjeve të objekteve ) përmes sistemit ARIS;
Plotëson të dhënat e hyrjeve aktuale të objekteve edhe me elementet tjera të adresave ( numri i kateve dhe banesave për hyrje) për nevoja të numërimit të brendshëm, të digjitalizojë të dhënat e kateve dhe banesave dhe të numërtoj ato në ARIS;
Të bëjë mbikëqyrjen e vendosjes së tabelave të emrave të rrugëve, kryen SC/KC ( sigurimin e cilësisë/kualitetin cilësisë ) sa i përket identifikimin e rrugëve, emrat e rrugëve, pikat e adresave dhe numërtimin e adresave duke përdorur në radhë të pare sistemin ARIS;
Kryen korrigjimet e të dhënave të adresave bazuar në raportin mbi SC/SK, sigurojnë mbështetjen dhe përgjigjet për pyetjet e parashtruara nga drejtorit komunale, AKK, ARC apo palët tjera të interesit;
Bashkëpunon ngushtë me Njësinë e Adresave në AKK në lidhje me mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e Sistemit të Adresave duke u bazuar në ligj dhe udhëzime administrative;
Kryen të gjitha përgjegjësitë që dalin si obligim nga Ligji për Sistemin e Adresave dhe Udhëzimeve përkatëse;
Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe udhëzimet të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
2. Kërkesat e përgjithshme për pranim
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
3. Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimimi i kërkuar: diploma shkolles se mesme, Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to,
Kualifikime të posaçme formale: drejtimi Ekonomi,Informatik
Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës, të dëshmuara me trust pensional.
4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
5. Pozitat aktualisht të lira
Kodi
Nr. i Referencës
Titulli i pozitës
Klasa e pozitës
Koeficienti
Institucioni
Organizata/Vendi i punës
RPC0003412
RN00009685
Zyrtar për Regjistrim të Adresave
Profesional 2
7
Komuna Dragash
Drejtoria per Urb.Kad,Gjeod. dhe Mbrojtje të Mjedisit/komuna dragash
6. Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
7. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
Kopjet e dëshmisë së punësimit
Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
Testimi me shkrim
Vlerësimi i biografisë
Intervistë
9. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
Vlerësimi do të bëhet nëpërmjet intervistës, komisioni vlerëson jetëshkrimin/CV, njohuritë, aftësitë apo cilësitë ekërkuara për pozitën e punës për të cilën zhvillohet konkurimi.
10. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
11. Shpallja e rezultateve përfundimtare
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
per komunitete
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen